
Petraq Kote
Petraq Kote u lind në Sheq Marinas, Fier më 27 shkurt 1959 nga prindërit Todi Kote dhe Kalije Dumi. Të dy me shtetësi dhe kombësi shqiptare. Arsimin tetëvjeçar e kreu në vendlindje 1966 - 1974. Në vitin 1974 – 1978 studioi në shkollën e mesme ushtarake "Skënderbej" në Tiranë. Akademinë e Forcave Tokësore e përfundoi po në Tiranë në vitet 1979 – 1982, ku u diplomua për specialitetin “Fizkulturë “. Në vitin 2006 – 2010 studioi dhe u diplomua në Universitetin "Ismail Qemali", Vlorë, në fakultetin e shkencave humane, dega gjuhë – letërsi shqipe. Pas diplomimit të parë u emërua Shef i Përgatitjes Fizike të Brigadës së nëndetëseve të Republikës së Shqipërisë. Më vonë Shef i Përgatitjes Fizike të Divizionin Fier. Shef i Kulturës së Bashkisë Fier deri në vitin 2002. Aktualisht është kryeredaktor i gazetës letrare mujore " Fieri Profil " dhe specialist i trashëgimisë kulturore në drejtorinë e kulturës së bashkisë, Fier. Ka shkruar letërsi qysh në rininë e hershme, në rrethin letrar të shkollës së mesme ushtarake "Skënderbej" Tiranë, ku udhëheqëse e rrethit letrar ishte mësuesja e letërsisë dhe poete zonja Vasilika Vasi. "Është poet, publicist, eseist i shkëlqyer", - thotë dr. Moikom Zeqo. Krijimtarinë e tij poetike e kanë vlerësuar kritikë, studiues të shumtë brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar vëllimet poetike. "Këngë e Marrë" 1996 shtëpia botuese "Planet" Fier, "Humbja" 1998 shtëpia botuese "Darmisa" Fier, "Ranë Këmbanat" 1997 shtëpia botuese "Planet" Fier, "Muza" 1999 shtëpia botuese "Albapress" Fier, "Këngë e Parrëfyer" 2001 shtëpia botuese "Darmisa" Fier, "Këngët e Motmotit" 2003 shtëpia botuese "Ymeraj" Fier, "Mirë se erdhe Lamtumirë !..." shtëpia botuese "Globus. R" Tiranë, "Portretin kam varur në muret e kohës" 2008 shtëpia botuese "Globus. R" 2008. Ka botuar dy vëllime me tregime "Ngjarje ndër Muzakë - 1" 1999 shtëpia botuese "Albapress" Fier, "Ngjarje ndër Muzakë – 2" 2005 shtëpia botuese "Ombra GVG" Tiranë, Publicistika më e shquar e tij është "Hija... e Kadaresë", "Lasgushi dhe Kosova", "Një çast me Migjenin", "Kritika Letrare Shqiptare dhe prof. Adriatik Kalluli", "Dasma e Kreshbardhës", "Diktatura Letrare shqiptare", "Poezi që gjëmon më parë se të vetëtijë", "Hija... e Kadaresë, shënime "Qiellëzanat Trillane", shënime për romanin "Darka e Gabuar" të Kadaresë etj. "Më kujton Kostandin Paustovskin" në librin me tregime "Ngjarje ndër Muzakë – 2" – Shkruan studiuesi dhe përkthyesi Perikli Jorgoni "Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombëtare", ka thënë prof. Adriatik Kallulli. "Atdheu lakuriq në një poezi pa stoli... të stilit avantgard", ka shkruar prof. Agim Vinca. "...është nder por edhe privilegj të lexosh e shkruash për poezinë e Petraq Kotes..." shkruan dr. Faik Shkodra. "Petraq Kote po ngre një Apolloni letrare ilirike", ka shkruar poeti dhe publicisti Ylli Xhaferri. "... ai është dinjitet poetik..." shkruan Xhevahir Spahiu. "...fjala te poezia e P. Kotes edhe gjen vetveten", shkruan prof. Valter Memisha "...klasi i lartë i leksikut i derdhur në vargje e vendos atë, në çdo hapësirë lexonjëse elitare", ka shkruar prof. Bardhosh Gaçe. "...poezia e Petraq Kotes rrjedh me natyrshmërinë e lindjes së një dite të re apo me fluturimin e një zogu" ka shkruar poeti, studiuesi dhe përkthyesi Xhevdet Shehu. "...poeti Kote mund të quhet l’enfant terrible për nga forca tronditëse që përmban vargu i tij. Kontribuon denjësisht në poezinë e re shqiptare duke iu shtuar atij grupi poetësh shqiptarë që meritojnë të studiohen dhe të mbahen në radarin si të studiuesve, ashtu dhe kritikës letrare" ka shkruar Aida Dismondy në revistën Illyria dhe Kuvendi në Amerikë. Është përkthyer në rumanisht nga revista "Haemus", 2009 nën titullin "Trenul ce fuge de durere".Është botuar në revistën letrare "Illyria", "Albpoem", "Floart Press", "Kuvendi" në SH. B. A. 2008. Është anëtar i klubit te Shkrimtareve Shqiptare ne Bote "Drita" me qendër ne Athine dhe një kohe sekretar i këtij klubi, është anëtar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqipërisë, është anëtar i Akademisë Evropiane te Artit, është anëtar i klubit letrar "Bota e Re" Amerike. Ka fituar mjaft çmime, i fundit ishte çmimi "Migjeni" për librin poetik " Mirë se erdhe lamtumirë !..." dhënë nga Klubi i Shkrimtarëve në Botë "DRITA" dhe revista Letrare - Kulturore "Pelegrin" në Athinë










