Mi more të gjitha ç’ndjeja për tydhe ikemë larg se dielli në solstitin e dimrit.Mbeta përsëri fillim dashurie nën lëkurën e dritës.Ti nuk do të vish në verësiç vjen djelli përsëri afër tokës!Harrove?Nga zjarri që digjje brenda vetes ngrohesha unë.
Tani ndihem dimër,brinjën e anës tënde m’a shkund një erë pa emër.Dikur isha i gjithi pranverëqielli nuk më nxente kur e vishjadallandyshet më ndihmonin të mos e gërrisjeHerë, herë në qiell hynte një skifterrrëmbente dallandyshe…Por ty nuk të mori askushtë rrëmbeu liria.
Më tregojnë se të është ëndërruar dashuria jonë!Ti, nuk e merr dot më udhën e kthimitsipër saj tani kanë mbirë gjurmë që ti i harroje.Shkoj unë, atje, çdo kohëpres një dhe e djeg në oxhakun e dimrit tim të uritur.
Kur të mbaroj së preri pylli i gjurmëve, do duket rrugapo atëhere ti do të jesh, e tretur!…Ani, ti eja edhe e tretur!




