
Fran Ukcama
SHENIME PER AUTORIN Fran Ukcama u lind në Tropojë më 25 mars 1946.Ka mbaruar gjimnazin në qytetin e Bajram Currit më 1964 dhe me provime plotësuese një vit më vonë, më 1965, mbaron shkollën e mesme pedagogjike në Shkodër.
Nga viti 1964 deri më 1973 ka punuar në Tropojë si mësues dhe drejtues në institucionet kulturore.
Në vitin 1975 u diplomua në Universitetin e Tiranës si mësues për shkollat e mesme në degën Histori-Gjeografi.
Ka kryer specializimin pasuniversitar për histori dhe disa specializime në fushën e artit dhe kulturës.
Qysh nga viti 1973 e në vijim jeton e punon në qytetin e Fierit si mësues e së shumti si drejtues në institucionet kulturore e artistike.
Nga viti 1997 deri në vitin 2002 ka jetuar në Athinë, ku ka marrë pjesë si bashkëpunëtor te “Gazeta e Athinës” me artikuj e krijime letrare.
Aktualisht kryen detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë Fier.
Krahas kësaj jep kontributin e tij në letërsinë për fëmijë, fushë në të cilën është nderuar dhe me çmime kombëtare.
Është anëtar i Unionit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, si dhe i Akademisë së Arteve dhe Letërsisë Europiane në Bruksel.
Kete vit ka marre nga kjo akademi medaljen e arte per ciklin poetik nga libri “Kulla ne qerpik te diellit”.
Qysh nga viti 1973 ka botuar në revista dhe gazeta cikle me poezi.
Ka botuar 7 vëllime me poezi për fëmijë:
“Fëshfërijnë kallinjtë e grurit”-1986
“Shqiponjat e bjeshkës” – 1996
“Engjëjt luajnë me mua” 2000
“Vallja e Bukurezeve” 2003
“Dielli luan kukafshehtas” 2004
“Ejani të vjelim yjet” 2004
“Ujëvarë në sytë e marsit” 2006
“Zemra shkruan kartoline” 2009
Është autor i shumë pjesëve teatrore që janë vënë në skenë në Teatrin e Kukullave të Fierit dhe qindra tekste këngësh për fëmijë, me një prej të cilave është nderuar me çmim edhe vitin e kaluar.
Romanet për fëmijë:
Postieri i zemrave 2002
Gjurmët e lotit 2004
Vjosana, bija e delfinit 2007
Pulëbardhat e shpirtit vikasin 2009
Bobi 2010
Dramaturgji për fëmijë:
• Armiku i rremë
• Gjuha e kafshëve
• Genti në fshat
• Gomari harraq
• Mosnjohja
• Beni Alieni
• Loni Pokemoni
• Mjalti i mjaltit
• Luajmë SMS
• Bobi, djali i Biznesmen Beut
Monografitë:
• “Çetnikët e qejfit”
• “A doni më për…?” Kushtuar aktorit Fuat Boçi 2006
• “Udhëtoj në visaret e këngëve”, Kushtuar këngëtares Sofika Hodo”
• “Në majat e humorit popullor” Kushtuar aktorit Ndreke Beltoja
Vëllimin poetik për të rritur:
“Kulla në qerpik të diellit”- 2008
§NAME§ POEZI NGA FRAN UKCAMA
PËR TË BLERË,


























