Kënga e parëDhe një letërE pafjalëSot më kandet me patjetër.Eposet e plakura,Koha mbi valë,Në stanin e vjetër,Muzeum vetvetja.Gërma ngrënë mole,Varë në pe merimangash,Humnerave të epra,Muzeum vetvetja!SA?!Sa lumenj humbënMbetën zall e gur?Sa pemë u thanëKokërr s’dhanë kurrë?Sa valë u fashitënS’puthën asnjë breg?!Sa varka na ikënPa krye, pa shteg?!Sa lule u vyshkën,Në orët e para?!Sa dashuri ranë,Mbetën të pavrara?!