Në qiellin e kthellët i ndezën rrufetë,Prijësin e prijësave po na godasin.Në pritën pabese dolën çakejtë,Ne rrisim filiza,Kohës t’i qasemi!Hordhitë sulmojnë, si do t’i zmbrapsimnë sheshbetejë?!Kohës moderne, mesjetë e errët!Kaq frikë,Kaq tmerr në palcë u kallim! Medet!Shqipen ne mbollëm;Shqip hodhëm farën,Kur ishim ne, ata ku qenë?!Gdhend gurët e shpirtitMe shenja arbriMbush tokë e qiej…Dhe në gurrë rilindase, në gjunjë,Hurb amën.Thërras Kryekombin,Se rroj të mos vdes!!!
Rroj të mos vdes!




