Pak kulloshtër bjeshke,Bornajave të mjela,Mjaltë prej lules së verdhmeGatuar nga bleta.Esencë boroniceNë gjoks të rudinës,Shtrydhë prej manaferrësBallin e rakisë…Çfarë më mungon muaNë shtratin e qiellit?!Shtroj për ty moj zemër,Basmore ylberi!Sot mrizi më dehu,Gurrës së papirë,Mbi buzë të TanushësZana më paska ngrirë!
Puthja e tanushes




