NË VENDIN TIM
Pemët në vit çelin dy herëDy herë ka raste piqen,Por, nga një gabim njerëzorKëtu pyjet digjen.
Njerëzit jetojnë mbi ujëNga uji shpesh përmbyten,Por, nga një gabim njerëzorPa ujë të pijshëm rrihet.
Universitete ka plotSpecialistë të çdo moshe,Por, nga një gabim njerëzorDrejton një mendje boshe.
Këtu ka rrugë plotDisa herë të shtruaraNga një gabim njerézorSi rroba të arnuara.
Bulevardeve ka me dritaShpesh me fotoelementë,Por, nga një gabim njerëzorErrësirës duhet të ecësh me mend.
Një shoku im poetKa shkruar për këtë vend,Të ish sa ç'është trim.Po kaq edhe me mend.






