TETORI PIKTOR!
Natyra kërcen vallen e vjeshtës.Huazoi ngjyra nga të gjitha stinëtdhe me lëvizje epshoreprovokon botën të përfshihet në kêrcimTetori është bërë piktorme qiellin si pëlhurëdhe diellin si paletë.Zhyt penelin në të kuqen e perëndimit,dhe mbi tokë derdhnjë shi ngjyrash të magjishme.Gjethet, si flutura të lodhura nga vera,shkëputen nga degëtdhe vallëzojnë në ajërLulet mbajnë ende në petalecopëza të fundit pranvere,ndërsa era, si një violinist i padukshëm,u jep pemëve melodinë e saj.Të gjithë muajt duken të habitur.Pranvera hesht, vera buzëqesh,dimri pret në prag…Mrekullia ka ndodhurTetori ka pikturuar vjeshtëndhe e ka kthyer tokën në një tablo të gjallë
KORNIZË PREJ GJETHEJE.
Ajo dëshiron të jetojë, qoftë edhe pak,në përrallën e Hirushestë ndjejë një grimë aventuredhe hijen e një princi.Një dashuri e tillë, që humbet mes ndjesivedhe ngjyrave të një ujëvareme ujëra që rrjedhinsi flokët e GorgonësAjo dëshiron ta jetojë atë çastnjë dashuri përrallore,si një shëtitje në plazhet e virgjër të Mesdheut,në dimër.Vështrimi i princitduhet të zhytet në brendësinë e sajdhe t’i pikturojë njëmijë ëndrra.Një dashuri prej dallgësh deti,si një pikturë kryevepërnë kornizën e një gjetheje.Një dashuri e pafajshmesi një vorbull impulsi.
QYTETI, KU ËNDRRAT NDËRROJNË LEKURË!
Jetaveshi një rrobë të vjedhurnga dollapi i një qyteti, që flinte me sytë hapur.Fjalët e sajishin zogj të vegjël që pinin ujënë lumin e shtigjeve,aty ku gurët mësonin të ecnin.Dashuria mbante një emërqë askush nuk e shqiptonte,ndërsa shpirti, çelte si petalet e një trëndafilinë xhepin e erës.E mora hua atë veshje kur isha ende fëmijë,për t'u qepur përrallave, një lëkurë të re,më veshi me puthje që digjnin si boradhe me gjemba, që lulëzonin mbi shpinë.Që atëherëvrapoj pas hijes sime,derisa koha, të harrojë emrin tim.Rrobat e vjedhura, i qepa me fije drite.Tanijam unë ajo përrallë që ecën zbathurnëpër qytetin që më ëndërroi.
HAJMALI E VJESHTËS.
Shenjë gjysmëhëne më la Gushti,dy ditë para se të largohej,si një buzëqeshje e fundit e qiellitmbi supin tim.Nuk iku duarbosh.Për hajmalimë solli poezi të zgjedhura nga deti i tij,vargje që mbanin ende në buzëkripën e dallgëveGuaska te bardha, të brishta,dhe brenda tyre fshehur një copëz heshtjeje.Do t’i mbaj nën jastëk,tani që vjeshta vjen me hapa të heshturduke fikur një nga një, dritat e verës.Ndoshta një guaskëdo të më pëshpërisë emrin tënd.Tjetrado të ruajë ende tingulline hapave të tu duke u larguarUnë do bëj sikur fle,që të të gjej, në atë vend ku natanuk njeh distancë.Tani...më thuaj natën e mirë,të shpejtoj të zhytem në ëndërr,në një det të thellë, ku nuk ka më verë,as vjeshtë,as largime.Mos më zgjo…vetëm ëndrra di ta mbajë pranëatë që dita na e merr.






