PËR TY ERDHA NGA QIELLI.
Ai i thoshte gjithmonë, këta sy me lotëS'dua të ti shoh, se nuk ti duroj dot.Pastaj qante bashkë me të, si fëmijë njësoj,E deshi, sa ajo u dashurua dhe si veten nisi ta besojë.
Trishtuar i thoshte ai dot ty s'të shoh,Kur ti je e mërzitur edhe nga zëri të njoh.Mendimi në çast i turbullohej e fjalët nuk i vinin,S'mund ta ndihmonte, bisedat në mes ngrinin.
Moj ti, thoshte ai, s'të shoh dot të mërzitur,Se për ty erdha nga qielli për të të përtëritur.Sa shumë ajo besoi vërtet ti andej vjen?Zbret në këtë botë të madhe dhe mua më gjen?
Ai thoshte të dua, për mua qeshu gjithmonë,Për këtë zbrita nga qielli dhe këtë kam mision.Qeshte ajo dhe lumturohej besoi në dashuri,Qesh ajo dhe tani ,se nuk e fsheh dot lumturinë.
MALL
Më merr malli, sa shumë më merr,Kur shkon të ndjej, farfurin si era,Shpirtit të të ruaj i mbyll sytë cdo herë,Ndjej tik taket zemrës, si trokitja jote te dera.
Mall kam për mbrëmjen që shkoi,Për të gjitha mbrëmjet jetuar larg teje.Çma kaplon shpirtin ndonjëherë se kuptojMë drithëron, vërshon si gjaku në deje.
Malli I mëngjesit të puthur dhe të pa puthur,Më vjen si fllad këtij agimi pa vesë, të nxehtë,Fantazoj ty si një lule dhe veten si një flutur,Dhe mallin që i zhurit si vullkan i vërtetë.
Kam mall. Sy mbyllur për ty ëndërrojDhe atë cast me ty ngjitem lart mbi re,Valën dhe dallgën me ty pranë imagjinoj,Pulëbardhat që zbardhin qiellin mbi ne.
Mall kam kur zgjohem, se ti më mungon,Të shoh me sytë e shpirtit që ndizet flakë.Zemra si shtegtare për tek ti nis fluturon,Sa herë që të kujton e malli e zë në lak.
Malli në mbrëmje kurrë s'më lë vetëm,Syfjetur në ëndrra pranë meje të sjell,Sa pak do njeriu të lumtur të jetoj jetën,Ëndërr është jeta, mbetet fjalë në një rrëfenjë.
XHEPI I PUTHJEVE
Ky xhep i këmishës, në krahun e majtë,mbushur është me puthje, sa gjerë dhe gjatë .
Me puthje të mallit, me puthje të ëmbla,që presin mëngjesin sapo të ikë ëndrra.
Si sënduk i gjyshes, fshehur i mban ai,nga sytë ziliqarë, që nuk njohin dashuri .
Në krahun e zemrës i thellë ky xhep,përkund puthje dëshirash, si fëmijë në djep.
Nga rrahjet e zemrës çdo puthje merr jetë,puthje, që rrinë fshehur, fërfërijnë lehtë .
I ruan sekret fshehur brënda tij,janë të lehta pupël e si sheh njeri.
Ky xhep dëshirash , xhep me puthje shumëRregëtin ditën , natën të lë pa gjumë .
TI DHE ËNDRRA IME
Ti , ishe ëndërr e një nate vere ,Tani cdo mbrëmje në fllad më je kthyer,Tek hedh vështrimin netëve ne penxhereShoh qiellin e dëshirave që me platin ma ke ngjyer..
Ti , qē sa herë të ëndërrova s'di pse ishe larg ,Tani vetëm ndaj mëngjesi ikën nga unë ,Ditëve që më shkundën si gjethe i vure pragGalaktika me dēshira ke shtuar më shumë .
Ti , që shpesh të ëndërroja netëve në terr,Herë si një ëngjëll dhe herë si njeri ,Tani je gjithëckaja qē ditës mi jep vlerēDiita ëndërr e re cdo cast bëhet nga ti .
Ti , që ndonjëherë bredh prap nē ëndrrat e mia të bardha ,Si Magelani botës i shkoi përqark ,Mi ngrohe netët kur shpesh edhe mardhaMi ktheve agime të bardha pak nga pak .
Ti , vetëm ti kur më vjen nëpër ëndrra ,Je kthyer në ndjenjë, pasion dhe është krejt ndryshe ,Mē zgjon nga gjumi por nuk ka më zhgjëndrraNë ëndërr dhe jashtë saj tani jam një Hirushe..






