MAGJIA E BUZËMBRËMJES NË VJESHTË

Vjeshta ka shtruar një qilim me gjethe të verdha jashtë,sikur po më thotë:“Ec mbi mua, mos ki frikë.”Era mban erë gështenjash të pjekuradhe shiu sjell aromën e pastër të tokës.Kam ndezur një dritë të vogël në dhomëdhe po shijoj këtë qetësi të bukur,ku e vetmja gjë që bëj ështëtë shijoj magjinë e buzëmbrëmjes në vjeshtë.As ftohtë, as vapë.Një ajër që të bën ta ndjesh jetënnë çdo frymë…•Ekrani vazhdon të flasë:lajme, protestues, ekonomi që bie.E unë gjej kohë mes mendimevetë shkruaj dy vargje në heshtje…Sikur e gjithë bota imendodhet brenda shpirtit që do të flasë.Sikur poezia të dijë të më flasëmë bukur se çdo gjuhë tjetër.Një varg, një tjetër…•Dhe mbrëmja mblidhet bukur,si në një sofër të vjetër,e më pret atytë shijoj e qetë orët e saj.Pa merake të lëna pas.Thjesht me magjinë e familjes,këtë magji që të bëntë jetosh e lumtur.

PRAPË TË PRES TË GJALLË

Shkoj shpesh te ai vendku linim takimin,me shpresën se një ditë do të vije…Dhe prita e prita,sa koha u bë flutur,por pritja, çuditërisht,më dukej e bukur gjithsesi.•Pa nxitim,vetëm me atë zërin e vogël të zemrësqë fliste pa zhurmë:Do të vijë…•Dhe një ditë erdhe.Jo me hapa,as me zë.Erdhe si një kujtim i ëmbëlqë më tha:“Ja ku më ke…”Erdhe si një pendë e butëqë më ledhatoi shpirtindhe më pëshpëriti:“S’kam ikur…”•Por, megjithatë,sytë e mi vazhdojnë të të kërkojnë.Të duan përballë,të duan të të prekin sërish…Atë trup,atë shikim,atë hije që hidhje mbi dhe.•Dhe unë të ndjek pa e ditur ku,dhe unë të pres pa e ditur kur.Sepse, edhe pse i them vetes se je,edhe pse të ndiej pranë në kujtime,brenda meje mbetet një dëshirëqë as koha nuk ma shuan:Të dua edhe më shumëtë të shoh të gjallë.