STOLI I PRITJES...

E di…nuk do të vish.Dhe çdo minutë rrjedh ngadalëme shijen e trishtimit.Stoli qëndronte i heshur mes vjeshtës së artë...Nuk do ta ndiej mëatë rrahje zemre të fshehur,për një mall që nuk flet,për fjalë që mbetën brenda,ku mendimet  përtypen në heshtje.Stoli me zhgënjimin qëndrojnë bashkë.E ndiej…nuk do të vish.Dhimbja më godet si vala në breg,kthehet përsëri e përsëriedhe kur deti hesht.Iu luta hënës,i thirra yjet larg,ata vetëm shikonin në heshtje…Dhe i thanë hënës:“Mos u bëj shkakmos ndiz një shpresëqë nuk mund të mbijetojë.”E di…nuk do të vish,foli stoli  me dhimbje,Dhe ndoshta s’ka më kuptim të vish,sepse dashuria kërkon dy zemra,jo vetëm një pritje.Kur njëri jep gjithçka,e tjetri hesht,vjen lodhja,vjen zhgënjimi…Sepse dashuria ka nevojë për ujë,për dritë, për kujdes.Ajo është një lule e brishtë…dhe pak shpresë,pa duar që e ushqejnë,një ditëdo të vyshket.Dhe unë rri nën shoqërinë e natyrës së  qetë...

KARTOLINA....

Një kartolinë do zgjidhja sot,Më të bukurën për Ty,Dhe urimin më të ëmbël nga mot,Do e përcillja me buzëqeshjen në sy.Një buqetë lule mora në duar,Pikturuar atje shpirti im,Aromën e luleve thitha në zemër,Buzëqeshja jote m"u bë strehim!

DUKE PRITUR...

Jam si një diell që qëndron mbi re,frymën e mat me shkëlqimin tënd,dhuroj pak rreze në të bukurin dhè,me vesën e mëngjesit mbahem gjallë në këtë vend.Bëhem furtunë e malet i lëkund,fushat më pyesin,,s'dinë se ku të shkojnë,pemët nga hallet, mendimet gjallërojnë,dhe rrënjët mbahen fort,që të mos shtegtojnë.Jam det e oqean që qan e qesh,bëhem një me valët, me zemrën plot me jetë,buzëmbrëmjeve e mëngjeseve rri me mendimin në breg,pres e pres të vish, të shuash mallin që më djeg.