TË LAMË ATDHE I DASHUR
Ne ikëm si korbat I dashur Atdhe,E ndiem veten plaçkitur,Me leshra të gjata dhe barkut "korse",Dhe kishim një gojë t'babëzitur.
U zvarritëm në ujrat që na ishin ndaluar,Fluturuam qiejve të botës pa fre,Ne s'kishim atëherë as kokë e as duar,E s'dinim të ngrinim "koshere" të re.
Të prishëm, të dogjëm deri sa mundëm,Çelikun ta shitëm për skrap,Trenat I thyem se "janë të Enverit",Pa ditur që duheshin prap.
Braktisëm fshatra i lamë pa shpirt,Sikur ujqërit në mal çajnë kopetë,I lamë dhe qytetet se s'patën më dritë,Na trëmbën "rrufetë".
Si ciganë të lamë Atdhe, e shkuam,Dikur me trasta e thase përmbi shpinë,Sot trurin tënd botës ja shtuam,Po humbim rininë.
Na fal për mëkatet që bëjmë ndaj teje,Në emrin tënd Atdhe I dashur,Nuk di a na ka mbetur fare pak shpirt,Të jemi kaq cipëplasur?!
MOJ E BUKURA ÇAMËRI
Moj e bukura ÇamëriPate gjithë atë dushman,Stolitë ti patën zili,Ndaj të prenë, e ndaj të vranë.
Dhe menduan se të morën,(Tokën s'mund ta mbash në krahë)Të shpikura harta të nxorën,Rrahën kot ujë në hava.
Përpara u del në gjumë,Kthyer gjitha në shqiponjë,Frika u hipën më shumë,Çamëria mbet po zonjë.
Dhe ullinjtë nëpër trungje,S'janë ullinj por janë flori,A mund të mbash lirinë në burgje,Sa jetë ka, aq histori.
Besa shkon nip më nip,E drejta flet me zë të lartë,Çamëria flet në shpip,Dhe në zemër dhe në kartë.
Kush s'po mundet ta durojë,Mbet pa shpirt e mbet pa fe,Çamëria do të rrojë,Është i gyshit tim Atdhe.






