MUZEU I KUJTESES SE FEMIJERISE
Bëra ç'bëra, ngrita një muzeNdryshe nga ato qe keni parë,Kujtimet mblodha një nga njëNë pavione kujtese duke i ndarë.
Në fillim mu desh të punoj me kujdesNë grumbullimin e lodrave të fëmijërisë,O zot ç'far gjeta thellë në kujtesCingla, topa lecke, shpata druri, llastiqe.
Diku një makine ndërtuar me telaMe timon të gjatë po prej teli,Më tej një karrocë me guzhinetaShkruar mbi të "made in Imeri".
Pa gjeta ca rroba, të vjetra fareTriko leshi punuar me shtiza bukur,Diku në qoshe një pale sandaleQepur me pe në vendin e këputur.
Një çantë lecke me rrip të gjatëCa libra brënda e ca fletore,Çanta që mbaja lehtë në krahëKish lapsa brënda dhe shishe boje.
Dhe gjeta një album fotografikMe foto të vogla bardhë e zi,O zot sa keq mungojnë disaMungojnë disa nga ish shokët e mi.
Kështu e ndërtova muzeun modestMe çka munda të mbledh prej fëmijërisë,Ishte gjithçka që me heshtje fletPër kohën e lumtur të asaj varfërisë.
Bëra çbëra ngrita një muzeNjë muze vetëm për moshën e fëmijërisëPër moshën e artë dhe pa interesDhuratën më të çmuar prej perëndisë







