Ç’MUND TË ISHTE DASHURIA PA TY?

Si mund ta njihja dashurinëpa ardhur ti si shi mbi dheun tim,pa ndezur yje në qiellin e shpirtitpa më lënë mallin të flejë në kraharor?

Nuk e dija se dashuriapaska lot që djegin si kripë,plagë që lulëzojnë në heshtjedhe sakrifica që s’i sheh askush.

Nuk e dija se një zemërmund të thyhet pa bërë zhurmë,se një përqafim mund të bëhet strehë,e një mungesë… dimër i pafund.

Erdhe ti dhe mësova gjithçka:edhe dritën, edhe terrin,edhe sa larg mund të shkojë shpirtipër të mos humbur një zemër.

E ç’mund të ishte dashuria pa ty?Ndoshta një fjalë e pashkruar,një këngë pa melodi,një trëndafil që s’e njohu kurrë pranverën.

Ti më mësove ta dua jetën,por edhe të dridhem nga humbja…Sepse vetëm ai që ka dashur thellë,e di sa dhemb një zemërkur bëhet shtëpi për dike

TETORI QË MË DESHI, TETORI QË MË MORI..

Tetori trokiti sot me shi në xham,gjethet u lagën, u drodhën ngadalë,mbi rrugë një gjurmë u tret si një fjalë,që koha e tha… por s’e mori me vete.

Në degë të heshtura kujtimet varen,si letra të verdha që era i lexon,dhe shiu, me gishtat e tij të ftohtë,mbi çdo kujtim një pikë vizaton.

Tetori më erdhi dikur si një këngë,me një dritë që më ndezi një stinë,dhe që atëherë, mes viteve që shkuan,mbaj një tetor të tërë brenda shpirtit tim.

Por tetori di edhe të heshtë…të lërë një vend bosh në tryezë,një emër të flejë mes kujtimesh,si një dritë që mungon, por ende të ndriçon.

Prandaj, tetor, s’e di ç’të them:të pres me mall apo të të kaloj?Ti vjen gjithmonë me gjethe në duar,por ikën duke më lënë një pyetje:çfarë duhet të harroj,që të mund të kujtoj?

Sot shiu vazhdon të shkruajë mbi rrugë,dhe gjurma ime humbet ngadalë…Tetori përsëritet çdo vit,por zemra imenuk është më e njëjta.

POETI DHE POEZIA

Poezia dhe poeti,dy shpirtra në një udhëtim,herë përqafohen me dritën,herë përplasen në trishtim.

Zihen, grinden, largohen,heshtja mes tyre bëhet mur,por si dy miq të vjetër kthehen,se pa njëri-tjetrin s’jetojnë kurrë.

Gëzimi i poetit merr jetë në vargje,aty mendimi bëhet zë,qesh e qan në çdo germë,dhe gjurmë në shpirt lë.

Poeti veten ndërron në shkronja,herë është det, herë është qiell,herë një plagë që s’di të mbyllet,herë një ëndërr që bëhet diell.

Kur nata zbret mbi shpirtin e tij,lindin vargje të trishtuara,por kur gëzimi i ndez dritën,fjalët bëhen të arta, të bekuara.

Se poeti shkruan ç’goja s’thotë,atë që zemra mban të fshehur,çdo varg është një copëz shpirti,një lot, një ëndërr, një zjarr i ndezur.