PAS HEKURAVE TË QELISË

-tregim i jetuar –

Nuk e di se si mu gjënd karrigja në duart e mia. Ai u ngrit dhe vrapoi i përkulur ,kapërceu verandën e drunjtë të klubit, ngjiti tre shkallët dhe humbi pas derës, së shtëpis së tij ,që ndodhej përball përball klubit të vogël të lagjes...

-Ç’bëre?-dëgjoj pas krahëve zërin e shqetësuar të Pavllos,të zotit të klubit.!

-Nuk e di ..!-shfryj duke përtypur fjalët- më acaroj ai vështrim shtrëmbër..,ato sharje nëpër dhëmbë.’’palo allvano’’….palo….palo…!Mjaft më edhe prej guri të jesh…! Pavllo më vë dorën në sup.

-Mund të të bëjë keq.- thotë me zë të ulët miqësor .-ai djal ka shum urejtje në shpirt…zoti e faltë..–shton dhe më mbush gotën me recini.

-Jo,jo …- them mbytur.dhe nuk di ku ti vë duart ,që dridhen.

-E ke nga unë –buzëqesh Pavllo dhe largohet me atë trupin e rëduar.. ..

Largohem me mendime të trazuara,bishti i syrit më kap në dritaren përballë atë bashkjetuesen e tij .E kisha ndeshur edhe here të tjera vështrimin e atyre syve të saj uritur,ngatërruar nëpër bishtat e flokëve pa ngjyrë, Ktheva krahët,por ajo arriti të më tund gishtin e hollë ,në shënjë kërcënimi.Shtrati i forte kërcet vajtues,..e gjithë qënia ime përpiqet të futet në mendimet e atij tipit,të gjej shkakun , e asaj urrejtje,por lodhem shpejt dhe më merr gjumi.

Dëgjova si nëpër tym ca të goditura të forta në derëNuk lëviza,,për pak ndoqa në heshtje rahjet e nxituara të pulsit..

-Hapeni derën astinomia.- një zë të prerë..U kujtova se nuk kam drita.i hedh hapat kuturu duke u penguar pas bidonit plastic të ujit.Hijet e tre burrave me veshje të errëta kanë zënë qiellin e natës.

-Do të vish me ne.-thotë njëri nga njerzit e ligjit dhe më kujtohet gishti i hollë ,që u tund kërcënueshëm në xham.., Kur marim kthesën pranë klubit të Pavllos,dritat e makinës së policis ranë për një grime ,tek dritarja e shtëpis përballë ,në xham si të ngjitur me zamkë dallova atë tipin ,i kënaqur si një derr ,me gishtin e mesit të ngritur përpjetë,kurse ajo thjesht më dha një puthje ‘’lamtumire’’. …

Qelia është e ngushtë dhe tepër e populluar,të gjithë shqiptarë,të kapur pa letra.Nga korridoret e thellë vjen një zhurmë e mbytur hapash.dhe të sharra.Më mbeten në vesh zhargoni i njohur’’palo allvano’’Orët e natës ,që kanë mbetur janë pa fund.Në mëngjes e thërret emrin tim gardiani me atë fytyrë të zbehtë si të lyer me një përzerje jeshile me të verdhë...Hijet e korridorit luhaten dhe turbullohen të ngatëruara me hapat e mia..

-Ku po më shpini?-

-Të kërkon oficeri i rojës-ma kthen thatë gardiani, pa i lëvizur buzët e holla.

Zyra është e ndërtuar me shije,por zymtën dhe ftohtësi, e ndjej edhe në frymëmarje..E megjithatë burri i ulur përballë ,ka pamje të qetë.

-Ulu.- thotë ,pa i hequr sytë nga regjistri,ku lexon diçka duke tundur lehtë kokën.-kështu –shton dhe i ngre sytë ,për të më përshëndetur me një lëvizje të lehtë të kokës.-.Kemi këtu një kallzim për tentative vrasje me thikë,ndaj një qytetari grek..

-Më falni por..!

-E di..-më ndërpret ai dhe vë re me çudi një buzëqeshje pothuaj miqësore në fytyrën e tij ,që dikaçka më thotë..Befas fillon të vijëzohet në kujtesën time,ajo fytyrë e gjërë me vetulla të trasha e vështrim të menduar.

-Më falni ,por në mos gaboj jemi takuar diku…!

-Në një fshat të Manit-buzëqesh ai pa mi ndarë sytët.-Pikërisht në drekën e shtruar nga miku im gjerman Filipi,mik i të cilit ishit edhe ju.

-Më kujtohet ..!-them i përhumbur.

-Më bëri përshtypje atëhere-vazhdon ai-kur thatë se po shkruani një roman mbi Pirron e Epirit dhe fole me passion për Pellazgët hyjnorë .- ngrihet ngadalë dhe në fytyrë i bie një hije e zymtë.,tund lehtë kokën , hap krahët me një buzëqeshje të sforcuar-Epo je i lire,mund të shkosh..

U ngrita në këmbë,por nuk lëviza nga vëndi.

-Nuk mund të iki pa sqaruar diçka- i them unë dhe matem ti tregoj se nuk kisha sulmuar ndonjë qytetar grek me thikë,ajo që kishte ndodhur…

-E di e di se çfarë ka ndodhur -mi ndërpret ai ,duke më rahur miqësisht shpatullat -Në kohëra të vështira ujërat turbullohen,por me kalimin e kohës gjërat ndryshojnë..

Nuk i ndjej hapat,të rënduara nga pesha e mendimeve. Mbi asfaltin e lagur nga ca pikla të mëdha shiu, binin ngadalë gjethe të vyshkura.Më godiste e njëjta pyetje: ‘’Po atyre ,që mbetën në qeli,si do tu shkonte filli?Ndoshta do të kenë filluar ti hipin nëpër ata autobuzët blu , me dritare të vogla të errëta,që bënin shpesh rrugën drejt veriut..’’

Ndjej zhurmën e një makine ,që ndalon tek këmbët e mia.,xhami u ul.dhe dëgjoj zërin e njohur.Dera e makinës hapet dhe aim ë fton të hipi.

--Dua të të tregoj diçka.-më thotë kur zura vend në ndenjësen e pare.Shoh se makina po del jashtë qytetit dhe unë ndjeja zhurmën e fshirëses së xhamit.që godiste njollat e shiut të butë.Ecim një kohë të gjatë gati pa shkëmbyer asnjë fjalë,kur buzë një kodre me ullishte u shfaqet një fshat.

-Ky është fshati i prindërve të mi.-thotë mbytur , pa më vështruar në sy-është aq i vjetër sa nuk mbahet mend.Vij sa here më jepet mundësia.

Mendova se do të më çoj në shtëpin e prindërve,por e ndalon makinën tek varrezat e fshatit.

-Tani ata banojnë këtu.-thotë me zë të mallëngjyer. Dhe shtyn kanatin e një dere hekuri.Ecim në heshtje nëpër rrugicat e gjelbëra ku bije hija e qiparisëve .-kjo është banesa e tyre thotë me zë të dridhur përpara një varri të mermertë ku në pllakën ballore është fotografija e një çifti të mosuar.E ndjen ndoshta të nevojëshme të ndajë me mua mallin për prindërit mendoj,por befas shtanga përpara një mbishkrimi në gjuhën shqipe.Lexoj me një frymë.’’I pa harruar kujtimi i prindërve të mi të dashur..__Ngrita kokën dhe shoh sytë e tij të lotojnë.

-Shqip folën deri sa dhanë frymën e fundit..Ishte lutja e tyre ,që përkujtimoren e varrit t’ju a shkruaja në gjuhën shqipe..dhe unë nuk kisha se si mos e bëja.=shton mbytur.