PETALET SHTRIVA MBI TY

Ëndërra ime mbeti shtrirë në dorën tënde,Si një lule që jeton pak ditë të bukura,Me petale të rëna vënde-vënde,Dhe mijëra shikime hëne të humbura.

Unë ta fala jetën time plot ëndërra,Dhe shpirtin margaritar -ndaj bëj kujdes,Kur petalet të jenë vyshkur të tëra,ndoshta dhe dashuria jonë me mua do të vdes.

Si fëmijë përkundem në duart e tua,Sot, që thinjat e bardha si borë më rrinë kurorë,Sa herë vë buzët në tëndin krua,Mijëra dëshira të marrosura shpërthejnë si meteor.

Petalet plot freski bien shikimit tënd të humbur,Në udhëtimin që nise për të dy.Nga sytë e tu blerim marrin mijëra ëndërra,Dhe shikimi yt tretet tellë në të mirë sy.

MBI BUZËN TIME FLI

E preka buzën e trishtë në heshtje,Ajo nëpër cepa mbante ca lot,Dora ime iu afrua plot buzëqeshje,Të ti fshij unë lehtë:- i thotë.

Po:- i tha buza me heshtjen e saj,Për pak përkëdhelje kam nevojë,Ah kjo dorë sa u ndje në faj,Sa kish pritur këto fjalë të dëgjoj.

Por buza këtë herë foli, e çfarë tha.!?Me buzën tënde fshij lotët e mi,Mos shih i çuditur, nuk po bëj shaka,Puthmë dhe mbi buzën time fli.

VERBUAR NGA DASHURIA

Gjithmonë të ruaja sa herë shkoje,Nën perde spostuar si nga era,Nuk desha kurrë të më kuptoje,Në zemër lindnin ndjesi të tjera.

Nuk të shihja bukurinë e syrit,As rrobat, as muskujt formuar,Por ndjeja fjalën që më peshonte,Në mëndjen time "ferrë" ngatërruar...

Unë pres të hedhësh i pari hapin,Në zemrën tënde të mbij si lule,Tek njëri-tjetri të ndalim vrapim,Dhe ferrën nga zemra ime shkule.

Por jo gjithmonë ndodh kështu,Duam edhe pa marrë përgjigje,Shëmbëllimi im në sytë e ty,Shuhet si krim pa dënuar nga ligje.

Po ç'krim është, të duash në heshtje?Të gjakosësh zemrën nga ndjenjat?!Nëse përgjigje nuk do marrësh kurrë,Me lot në zemër do ruash veç shenjat.

Dashuria nuk është barazi,Fluturon zemra, o një "flutur" vjen tek ti,DheShpesh të verbuar nga shikimi larg,S'shohim mrekullinë që mbin në prag...

BESOI ZEMRËS SË VRARË...

E kam humbur hënën gjysëm rrëzuar,Ajo, e inatosur, nuk don më të dalë.Me siguri dhe unë diku kam gabuar,Prandaj ajo nuk don t'më falë.

Ti ndoshta e përgjon mes resh,Vështrimin tim tretur larg.Unë i verbuar pas teje mbeta,Me dritën që më ndjek çdo hap.

Besoi zemrës time të vrarë,Ajo tani di dhe dashuron.Sa herë ti del e fshihesh mes reve,"Loja" jote atë e lëndon.

Është lojë a s'të lë inati,Të më përkëdhelësh zemrën?U bëra burrë me thinja,E se paskam njohur dot femrën.