Nga ballkoni i vjetër, vjen një parfum i ri,Ca flokë të gjatë që era çon përtej,Në profil për një çast ajo më ngjau si ti,Me pamjen e saj unë sytë e mi gënjej.

Kam kohë që të shoh veç kur mbyll sytë,Herë ëndërr e bukur e herë makth me lot,Veten vras në qortime çdo ditë,Flutura ime që në krahë s'të mbajta dot.

Se di në cilin ballkon ti sot ke dalë,Flokët në erë kush ti mbledh me kujdes,Parfumin që lije shtratit mbi të gdhirë,Sot ku e ke lënë, në cilën adresë?

Në zemrën time të ruaj mbyllur me dryn,Sot më mbetet qafës një tjetër parfum,Por kur era e Dhjetorit mbi fytyrë më fryn,Në sytë e mi të shpalos si një album.

BËMË FILXHAN PËR BUZËN TËNDE...

Ëndërrova të isha në buzën tënde,Të më pije si kafenë çdo mëngjes,Por ti kurrë filxhan s'më bëre,Buza jote në kraharor t'më mbesë.

Edhe pa buzkuq një shenjë do mbetej,Ndoshta e thatë si shkarpë korriku,Dëshira ime e vdekur do tretej,Se mora kurrë, as një puthje miku.

Bëmë filxhan a një gotë vere,Dehëm me puthje e më sfilit,Brënda teje dëshirën time merre,Pimë mëngjeseve nga pak çdo ditë...

ATO TROJE DO TRETEN ME EMRIN ÇAMËRI.

E pyeta gjyshin, tek rrinte në qoshè:—A e mban mend vendlindjen, si e le?

Më thuaj, ta rrënjos edhe unë në gji,Që nesër t’ua tregoj fëmijëve të mi.

Ku i kishit ullinjtë? Shtëpinë si ta njoh?Mos vallë mbiemrin kishit gdhendur mbi to?

A bëjnë dallëndyshet fole mbi prag?A fluturojnë më mbi udhët plot gjak?

—Ah, që shpirtin me dhimbje ma çjerr…Ç’të tregojë gjyshi, kur sytë m’i kanë nxjerrë?

Veç një fotografi më ka mbetur në kokë:Rrugët larë me gjak, pragjet larë me lot.

Por nëse fëmijëve u tregon një ditë,Thuaju që janë çamë, e të mos kenë frikë.

Të kërkojnë rrënjët, të kenë mall për to,Se sytë n'ballë, më thuaj, kush s’i do?

Mos harroni dhimbjen që mbajtëm në gji,Ato troje do treten me emrin Çamëri.

BESOI ZEMRËS SË VRARË...

E kam humbur hënën gjysëm rrëzuar,Ajo, e inatosur, nuk don më të dalë.Me siguri dhe unë diku kam gabuar,Prandaj ajo nuk don t'më falë.

Ti ndoshta e përgjon mes resh,Vështrimin tim tretur larg.Unë i verbuar pas teje mbeta,Me dritën që më ndjek çdo hap.

Besoi zemrës time të vrarë,Ajo tani di dhe dashuron.Sa herë ti del e fshihesh mes reve,"Loja" jote atë e lëndon.

Është lojë a s'të lë inati,Të më përkëdhelësh zemrën?U bëra burrë me thinja,E se paskam njohur dot femrën.

MBETËM DY TË DEHUR...

Pimë në ke etje, mos më fajëso në dehesh,Mes prushit të syve çdo mbrëmje nxehesh.

Ndaj kur më këndon me trup dhe pa fjalë,Mbyll sytë që prushi të më shuhet ngadalë.

Nisim duetin, sepse kënga jote s'më lë,Mes errësirës, zërat tanë bëhen një.

Një koncert i tërë, deri në mëngjes vonë,Ah, kjo dehje e bekuar, që ty s'të lëshon!

Herë dehesh ti, e herë unë pas teje,Mbi trupin tim me Vivaldin kërceje.

Dhe dehja më merr, e dehja s'më kalon,Zemra shpërthen dhe mendja fluturon.

Dhe mbetëm të dehur bashkë të dy,Në krahët e njëri-tjetrit pa frymë, pa sy.