Reportazh
20 vjet në Greqi dhe për herë të parë vendosa të ngrija çerdhen time familjare, prej katër vetësh, në Athinë.
Lashë pikën turistike të Monevasias dhe vendosa të shpërngulesha për në kryeqytet.Aty ku thuhet se zien jeta e një shteti. Aty ku janë ministritë e ministrat. Atje ku supërstruktura duket nga ndërtimet e shumta, dritat, lëvizjet e mbëdha të mjeteve dhe njerzve. Unë nuk do të mërrem me këto lëvizje, por me lëvizjet e shpirtrave të tyre, që ata mbajnë ngado që shkojnë.
Hipur në trolej me numër 13, që të shpie në rrugën e “Universitetit”, hidhja vështrime gjithandej për të mos më shpëtuar asgjë.
Në dritare çfaqeshin copëza filmash nga jeta jashtë autobuzit. Pallate që afroheshin e fshiheshin duke u lënë vëndin të tjerave.
Përballë meje një vajzë reth të 20-ve. Me një gjerdan vathësh në veshin e djathtë e me një tatuazh mbi gjoksin e kërcyer e të harmonizuar. E përgjumur dhe dy kufje në vesh.Herë qështe dhe herë mërrte qëndrim serioz. Dikush nëpër valët e tranzistorit ishte i zoti sa të ndryshonte gjëndjen e saj shpirtërore. Njëra nga kufjet rrëshqiti një çast nga supat e saj. Ajo si të kishte ndodhur një gjë jo e zakonshme , u prish në fytyrë. Rrëmbeu kufjen, e futi në vesh dhe rierdhi në gjëndjen e mëparshme.
Çudi, një çast u ndesh me realitetin, me njerzit që e rrethonin dhe ajo vuri kufjet në vesh, për tu larguar jashtë problemeve të tyre.
Nuk i interesonte asgjë veç daulles dhe xhazit që ishte larg ritmit të kohës. Nuk i tërhoqi vëmëndjen as vështrimi i ëmbël dhe përkëdhelës i një djali që ishte ulur pranë. Rreth meje njerëz të heshtur, sikur dikush me një pult elektronik kishte mbyllur shpirtrat e tyre dhe i kishte lënë ashtu bosh si foletë që iu kanë ikur cicërimat.
Në rrugën “Vasilis Sofias” një statujë e madhe e një njeriu të zhamtë, pa jetë, me sytë stampuar që ngjante me të gjithë ata që kisha pranë meje rreth, në autobuz. Sikur i kishte skalitur i njëjti skulptor, ai, i pa mëshirshmi, i egri.
Diku autobuzi ndaloi, feneri i kuq si diktator i dha urdhër dhe...Autobuzi rënkoi, u tund dhe qëndroi si njeri i lodhur nga rruga.
Jashtë turma njerzish vraponin, vraponin për të arritur diçka që u kishte humbur. Diçka që nuk do ta gjënin kurrë...qetësinë. Rrjedha e vrullshme e jetës i shtynte në mënyrë të pa mëshirshme drejt...drejt kujt?
-Çfar presin këta njerëz?- pyeta një grua, që më pa me inat. Si duket i prisha fillin e mendimeve.
-Është policia, mu përgjegj ftohtë, me atë ftohtësi që kishte edhe fytyra e saj. Nuk e shikoni?
- E shikoj- u përgjigja, por çfar presin, nuk di që në polici të bëhet tregëti?
-Shiten dhe blihen vula e vërtetime për emigrantët, tha ajo me ironi. Blejnë identifikimin dhe lejen e qëndrimit.
Kjo për mua qe një pëllëmbë. Një shuplakë që për shumë kohë do të më mbetet
në mëndje.
- Ti nga vjen, nga gjuha nuk më dukesh grek?
- Ke të drejtë, i thashë, jam me fat dhe vazhdoja të vështroja radhën e gjatë të
njerzve.
Pamjet që pashë, megjithse 19-vjet në Greqi, m΄u dukën të huja, ç΄njerëzore
e mesjetre.Atje ku jetova këto vite nuk u ndesha kurrë me probleme të tilla. Çudi,
ligjet janë të njëjta dhe mënyra e jetesës ndryshon, ndonse jetojmë në të njëjtin shtet.
Për herë të parë pas kaq vitesh vetja m΄u duk më e huaj se kurrë. Atë çast në qëndër të Athinës po e ndjeja veten dy herë emigrant. Ose unë nuk dija të shikoja siç duhet Athinën dhe po nxija pa dashje realitetin, ose Athina hyri brutalisht në jetën time dhe më prishi ëndërrat, për të cilën kisha ardhur.
M΄u kujtuan vargjet e këngëtarit Melas:
΄΄Ετσι πουεχειςταχαρτιασουόλακλειστα,
κειταφωτατεις καρδιαςσουεινεσβιστα,
ετσι πως νασεδιαβασω πεςμου πως,
τοσφυγμοσου πώςνα πιασω,πεςμου πως.
Γκριζουφοςκειταχιλισουφωτια,
εισεγριφος, εισεαλειθια ηψευτια΄΄.
Autobuzi qëndroi.Unë akoma nuk e kisha mbledhur veten.
- Portofoli, më vodhën portofolin ,-thërriste një grua nga fundi i autobuzit. Njerzit iknin e i largoheshin thirrjes së saj, si për të mos dashur të dilnin dëshmitarë të vjedhjes. Isha në ëndërr apo në realitet?
Autobuzi u boshtis, në të mbeti vetëm shoferi. Por dhe më parë autobuzi ishte
po aq bosh sa dhe tani. Shpirtrat e tyre ishin aq të vrarë dhe aq të zhgënjyer saqë s΄përbënin asgjë me rëndësi për shoferin. Ai qeshte dhe sikur thoshte: “Unë transportoj kufoma nga mëngjezi në mbrëmje. Kufoma që kanë sy , por që nuk shikojnë, kanë veshë e nuk dëgjojnë, marrin frymë e lëvizin si robotër”. Unë i lexoja mirë mendimet e tij.
Këta robotë thonë se po punojnë për ndërtimin e një bote të re, për një Europë
të bashkuar e të fuqishme. Por mua ky organizim më ngjet me një lojë. Lojë ku të humburit do të jenë ata që po ndërtojnë ditë e natë Athinën dhe gjithë Greqinë, Emigrantët.
Ecja marramëndsh e flisja me vete. Kalimtarët nuk po më shikonin me kureshtje, si duket kjo për ta qe një gjë krejt e zakonshme.
- Mirëdita Speridhon, të paska trullosur Athina!?
U përmënda, ishte Andoni, një nga të njohurit e mi të fshatit turistik.
- Andon, i thashë, dhe e përqafova sikur kisha vite pa e parë. Në këto momente më duhej një njeri, një zë në këtë shkretëtirë njerëzore e ç΄njerëzore.
19-vjet në Monevasia që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, mërrnim me vete urimet e përshëndetjet. I njihnim e na njihnin të gjithë. Rrugët zienin nga bisedat e të qeshurat.
- Paske ardhur vizitor në Athinë, më pyeti ai.
- Për pak ditë, ju përgjigja, kisha ca punë.Dukej qartë që po e gënjeja.Kishte vite që njiheshim dhe ai dinte të m΄i lexonte qartë mendimet.
Trupi më kishte ngrirë, dhe këmbët më ishin kthyer në paterica, ndonse ishte fillim gushti.
- Eja të pimë një kafe,- më foli me bujarinë e të thjeshtit.
Mbylla derën e mendimeve për Athinën dhe u futëm në kafenenë e parë që gjetëm përballë.
STACIONI MIKPRITËS
Në vazhdim të udhëtimeve të mia nëpër Greqi, po e pres biletën për të shkuarnë një stacoin që nuk ngjan me të parin. Ndonse është larg Athinës, është më afër njerzve.
Atje erërat japin sonata nëpër degë e zogjtë japin koncerte pa biletë, për kalimtarët. Ujrat e burimeve rrjedhin vrullshëm nga gjiri i tokës, e lëshohen në ujvara gëzimi e shushurijnë zajeve të lumit Nedhondos. Vlera e burimeve të tij është më e madhe se birra, që të hap oreksin e të çliron nga ethet e ankthit e lodhjes.
E di, prisni t΄u them vëndin, krahinën. Nuk është e huaj për ju të dashur lexues.
Në rrugën e kalimit Lakoni – Mesini, Spartë – Kallamatë, flladi i pishave si një dorë përkëdhelëse i freskon, i çlodh kalimtarët. Mali “Taigetos”me qeleshen prej dëbore është i kujdesshëm për vizitorët.
Por unë do të flas për këto anë që më kujtojnë Llogaranë, Razmën, Qafë – Shtamën, për një stacion mikpritës mes këtyre maleve. Ky stacion quhet Artemisia. Fshati që njihet që nga lashtësia dhe është i lidhur me emrin e spartanit Leonidha.
Në të dalë të fshatit, pranë një katarakti të vogël mes dy qershive të kuqe, si dy vajza të turpshme, ish emigrantët Leonidha dhe Dhimitra Strumbo, pas vitesh të tëra në Amerikëu u kthyen në vëndlindje. Kosherja e tyre ishte shumë pjellore dhe si e tillë u bë e dashur për të gjithë. Mjalti i mikpritjes së tyre hyri tek të gjithë, e zuri vënd.
Kushdo që kalon në këtë zonë të thellë, nuk mund të mos qëndrojë në kataraktet e të qeshurave të tyre dhe të...
Duke parë pikat do të pyesni: “Të qeshurat e kujt tjetër”?
Me hapjen e dyqanit ata u bënë me katër fëmijë. Dy vajza, një djalë dhe...dhe Anën, vajzën lushnjare, me flokët e dëndura gështënjë, sytë tepër të lëvizshëm, që shkojnë në mënyrë mjaft harmonike me buzëqeshjen e saj. Kështu e cilësoi njëri nga kalimtarët e shumtë, kur e pa për herë të parë. E imët në trup, ezmerkë dhe me një bukuri që lexohet në shpirtin, në të folurit dhe në sjelljen e saj.
E kemi vajzë të vetme, thotë Dhimitra. Dy vajzat u shkolluan dhe ikën, Anën e kemi këtu, dhe i përkëdhel flokët me onde që i derdhen mbi supe. Fati na e bëri dhuratë bashkë me dyqanin. Ajo e di shumë mirë fatin e saj ndaj mundohet t΄i lehtësojë dhimbjet. I shoqi u vra, duke e lënë të ve në lulen e rinisë,v etëm 21-vjeç, me djalin e saj të vogël, Albanin.Vdekja e tij e tronditi thellë shpirtin e saj të ndjeshëm dhe për të rritur djalin, u detyrua të mërrte rrugën e mërgimit. Djali çdo ditë vete me taksi në shkollë, në Kallamatë 30km larg, kujdesje kjo që e bëjnë me kënaqësi zoti Leonidha dhe zonja Dhimitra ish emigrantët e dikurshëm.
Por lë t’i kthehemi anës tjetër.
Edhe Ana i ka si dy prindër, për të cilët thotë fjalët më të mira. Punon aty për gati dhjetë vjet.Qindra njerëz, nën shërbimin e saj, largohen të kënaqur me dëshirën për t΄u kthyer përsëri. Ky rrugë kalim rrihet shumë nga emigrantët shqiptarë, ajo është urë lidhse për dy qytetet e mëdha Kallamata dhe Spartin. Po të pyesësh emigrantët për këtë lokal, do të thonë:”Ai është lokali i Anës sonë”. Fjalë të tilla mbajnë brënda dashuri dhe peshën e respektit.
Qindra emigrantë që kalojnë e ndodhen në këtë lokal, marrin fuqi e kurajo nga fjalët e ëmbla të saj, e kësaj motre dhe nëne që i bën dhimbjet e emigrantëve më të lehta.
Një nga këta është edhe autori, i cili i goditur nga një fatkeqësi e rastit, njohu nga afër dorën dhe ndihmën e saj, e cila e shoqëron edhe në këtë shkrim.
Shumë emigrantë “rrëfehen” përpara kësaj motre simpatike dhe nënë puntore, gjithnjë e çiltër.
Marrin prej saj kshilla që janë ilaçe për të shuar sadopak mallin që ata kanë për fëmijët e të afërmit.
Kaq fjalë të mira për një vajzë, do të thotë dikush? Mijra nëna e motra punojnë në Greqi. Këtë them edhe unë, të dashur lexues. Por unë nuk mund t΄i përmbledh ato të gjitha në një shkrim të vetëm.
Anën njoh e për të u fola. Për të dhe dhjetra emigrantë të këtij stacioni, ku bisedat rrahin problemet e jetës e të emigracionit.
Vajzës në fjalë i dolën dhe shumë propozime për martesë në këtë fshat, por ajo nuk pranon.
- Dua një njeri –thotë ajo – që të flasë gjuhën time, të lexojë shpirtin tim e të jetojë me hallet dhe shqetësimet e mia.- Punoj që të mbledh ca të holla e të hap një lokal të tillë në Shqipëri, pranë njerzve të mij, që më duan dhe i dua.
- Po sa do të vazhdojë kjo?- i them.
Ajo hesht, as vetë nuk e di çfar të thotë. Buzëqesh dhe kthen kokën nga..sikur të lutet që kjo kohë të jetë sa më e shkurtër.
Unë rrëmbej buzëqeshjen dhe shpresën e saj, dhe i vendos si firmë në fund të shkrimit, duke i thënë lexuesit:
“Bëj krahasimin dhe nxirr vlerësimet për të dy shkrimet”.





