Kisha dy muaj qe merresha me rregullimin e shtepise time ne qytetin e Laçit.Te gjithe ish komshinjte e mi ishin larguar duke kerkuar nje jete me te mire diku me larg, ne atdhe, apo jashte tij! Tre muaj qe pershendetem me familjare te rinj, qe me shikojne e me pershendesin, si nje mysafir i ri ne shtepine time…Nje mbasdite njeri prej tyre trokiti te dera dhe me dhuroje nje ftese dasme, martonte vajzen e tij…Vajzen nuk e kisha pare ndonjehere, kishte mbaruar shkollen e larte dhe punonte ne Tirane.Ditet u rrokullisen me te shpejte, dhe erdhi dita e dasmes.Tradita, hyrje, dalje, daja e xhaxhallare…pashe shkallet e pallatit te stolisura me nje shirit te bukur te kuq nga kati i pare deri ne te tretin.Me dukej se kjo ishte nje vije e bukur lidhjeje, marrdheniesh, miresjellje dhe mirekuptimi.Keto tradita disi i kisha harruar gjate viteve te mergimit ne Greqi prej 20 jetesh.Biseda, urime, kafe..dhe se fundi tryeza e madhe e dasmes…Drita, valle, ngjyra! Te rinj e te vjeter te te gjitha moshave, me fytyra te lara me diell, shprehnin gezimin me hapezimet dhe ritmet e valles, por edhe ne heroglifet e koreografise se valleve.U trondita paksa…Shikoj prane meje nje vajze te vogel rreth 12 vjeç, dhe e pyes:

- E kujt je?

- E Bujar Xhafes, me peshperit me zerin e kristalte, dhe ne te dy faqet e vogla i çelin dy gropeza te vogla, si dy trendafile.

Pergjigjia e saj disi me trullosi, dhe hodha veshtrimin rreth per te pare se ku mund ta shikoja babane e saj…

- Ku jeni ulur, pyes vajzen?
- Te tavolina e dajave?

Hedh syte dhe shikoj nje toline te madhe te rrumbullaket, te mbushur edhe me pjata, por edhe me gezim…Ngaqe orckestra oshetinte, dhe te pranishmit flisnin me te madhe, kjo krijonte nje ambjent teper te gezushem, dhe teper te kendshem.

Perballe pashe Bujarin, shokun time te femijerise…kur u largova

nga shqiperia ishte sekretar i pare i rinise ne rreth.Sa me pa, la tryezen dhe u ulem prane e prane…Biseda ishte e ngrohte, si vete miqesia, si vete tryeza dhe vete tradita e dasmes shqiptare.Orkestra e harmonizuar me dukej se perveç dasmes, luante edhe per ne nje kenge dhe valle miqesie, nje miqesie te hershme, te ciles koha i kishte keputur urat e komunikimit.

- Ti ketu, me pyet?
- Jemi komshinj me vajzen, i pergjigjem!
Ai vuri buzen ne gaz…
- Nuk e ke shitur shtepine?

- Jo, i them..ketu kam miqte..dhe prindrit me kane krijuar nje rreth , i cili e di qe nuk mund te me harroje lehte…

- Po, po!Keto vite na larguan, por ja, perseri behet shkak nje dasem, per tu takuar, per te gjetur rrethin e miqve dhe shokeve.Gruaja, me prezanton me te qeshur…

i jap doren…e shoqja eshte nje patriotja ime nga Permeti…prindrit tane kane ardhur ne Laç nga vitet 60 – te.Ne bisede afrohet nje meso grua, me hedh doren ne qafe dhe me puth…mbetem disi i hutuar…Ajo e kupton hutimin tim dhe qesh:

-Nuk me nje? Jam Limaja!
Shastisem, vajza e dikurshme, eshte bere nje zonje e bukur dhe fisnike…

-Me ju grate eshte veshtire ,i them! Nuk u dallohet as mosha.Nuk arrij ta pyes per te shoqin, kur shikoj perpara mesuesin e gjimnazit, Xhemalin.Perqafohemi,dhe sa vjen e biseda behet me e kendshme, me e ngrohte, me e larmishme…Rrethi saj shtohet…Pas moshes sone, vjen nje radhe tjeter, mosha me e re…Nuk di si u krijua ky rreth, por di se brenda meje organizmi po kerkonte me shume uje…

- Uje, pak uje, i them nje vajze rreth te 20 –tave…
Vajza pruri dy shishe me uje te ftohte…
- E kujt je ti, e pyes?

- E Xhemalit, me thote, duke hedhur pas shpine floket e gjate.Fytyra i mori ngjyren e nje trendafili te porsa çelur…Kishte dy sy te bukur, dy vetulla te harkuara sikur i kishte pikturuar njeri me dore. Fytyra e rrumbullaket, ngjante e brishte dhe e bukur si engjell…po ti, i them tjetres ne krah,?

- Une jam e Gezimit!
- E cilit gezim?
- E Gezim Sinanit.

Shikoj syte e saj dhe me pushton nje trishtim i lehte.Ngjante me nje dege te blerte, vendilatori frynte dhe luante me floket e gjate… fytyren e saj e kishte mbuluar nje bukuri henore.

- Pse u trishtove? Bujari e kuptoi shqetesimin tim…
- U rriten, i them, dhe as nuk i njohim fare…kam shume vite pa ardhur ne laç!

Miqte e mi ishin martuar, dhe tashme femijet e tyre ishin ritur e bere per te martuar…bukuria, çiltersia, mosha i jepnin hovin dasmes…por suprizat nuk kishin mbaruar…me pas e shtuan tryezen edhe miq te tjere, te njohur te babait, te motrave, te cilat u martuan dhe krijuan familjet e tyre ne kete qytet…Kjo dasem mu duk se ishte porositur per mua…ajo me solli ne kujtese vitet e femijerise, moshataret.

Bujari ngriti goten dhe uroje…

Hodha syte thelle ne gote, pashe brenda saj te gjitha vitet qe me kishin larguar nga keto kujtime.E ktheva me fund…u permenda, dhe kuptova se, ndonse kisha vite i ikur, prape isha aty.Aty ne ato rruge, me ata njerez, ku na lidhte femijerija, jeta, por edhe vitet qe kishim humbur neper bote…

- Bujar, edhe pse larg…jetojme me kete qytet!ketu kemi femijerine, rinine tone te hershme…ndonse kam ikur, prape u kam me vete.I flas per nje fotografi qe kemi bere perpara 21 vjetesh ne ish Kombinatin Metalurgjik.

- E di, me thote…the hedh syte nga e shoqja.

- Para nje jave te kemi kujtuar, Pilo…Te pashe ne nje foto me motren time Liljanen, keni qene ne gjimnaz bashke…Limaja e vogel e dikurshme, kishte tashme nje ze prej zonje.

E kuptoja edhe vete se isha i lidhur pazgjidhshmerisht me keta njerez, me keto rruge, me kete qytet, te cilin ndonse e kisha lene dhe larguar para 20 jetesh..tani e kuptoj, qe e paskam marre me vete ne mergimin e gjate…Orkestra vazhdonte, por ajo thjesht zgjonte kujtimet…ne jetonim nje dasem tjeter se bashku me te sotmen…dasmen e bashkimit me miqte, moshataret, me kujtimet, te cilat ishin ulur kembekryq ne tryeze dhe pinin me ne.Pinin mirseardhjen time, por dhe mikpritjen e miqve te mi, te cilet, edhe ata kane lene kujtimet ne kete liber te bukur qe quhet Laç. Libri nga nisem rrugen e gjate, te rritjes, karjeres, dhe enderrat per te cilat ende po luftojme…por sa here qe kthehemi ne kete qytet, shikojme muzeun e krijuar ne vite.Sa here qe lexojme faqet e ketij libri, shikojme rrugen nga kemi kaluar…

Dasma kishte mbaruar, ndersa ne ishim harruar ne dasmen tone…ne dasmen e kujtimeve, e cila nuk na linte lehte te largoheshim nga tryeza e saj…Ajo kishte shume lidhje te dukshme e te pa dukshme, te cilat na benin te ndiheshim mire.Se fundi, sejcili nga ne mori ne ftesen e dasmes dhe librin e kujtimeve, te cilit ju shtua edhe nje kapitull i ri..ai i nje ure qe lidh perseri brigjet e miqesise…Qe nga ai çast, nje orkester gezimi luan me nota maxhore, dhe e harmonizuar ne vite ne orkestren e kraharorit tim…ajo zgjonte kujtime..dhe bente qe mbresat ti hidhja ne aren e letres per ti korrur edhe ju, miqte e mi…