PANDORA
Ndoshta isha kthyer ne nje kohe te pa pershtateshme,por ndoshta isha vertet jashte te gjitha kohrave dhe kisha humbur ne ate erresiren e asaj mbremje vere.. ne ate plazhin e koheve te largeta te rinis se hereshme,qe e quanim me ate emrin e cuditshem plazhi i hekurudhes,thjesht se linja hekurudhore,qe lidhte Durresin me Elbasanin dhe me tej kalonte shum afer bregut te detit, pikerisht aty ku vite e vite me pare ishin ngritur ato tre pallatet e oficerave sic quheshin,them tre se ne ate kohe te viteve 66 ishte edhe nje i katert, por vetem ne themele,qe priste te ndertohej…
Ne ato themele ,dikur, ne si femije te vegjel e luanim ata skenaret imagjinare te kopjuar nga filmi Kali i Trojes, ne ato betejat e ashpera,me shpata druri dhe mburoja ,te sajuara ,nga kapaket e tenxhereve, ne mbrojtje te Helenes se Trojes ,qe per mua ishte vajza e katit te dyte e pallatit perballe…Keto beteja asnjehere nuk perfundonin, sepse dilnin nga hyrjet e pallateve mamate me floke te shpupurisur e me britma ,ne kerkim te eneve te guzhines dhe ne ja mbathnim nga syte kembet drejt bregut te detit,qe perlaste dallget shume afer….Nga keto beteja ende me ka mbetur nje shenje djegjeje ne kemben e majte e shkaktuar nga kartoserat e perflakura qe hidhnim, …por ajo nuk ishte asgj; perpara plages qe mori ne mjeker,nga plasja e kanaces me karbon ,qe mori Ylli,ai cuni i katit te pare. E megjithate ato ishin ca histori gati te fshira nga kujtesa,pervec imazhit te komshies me ate emrin e cuditshem Pandora,qe per mua ne ata kohe simbolizonte Helenen e Trojes,ndonse ajo nuk ishte bjonde si Helena,perkundrazi, ishte e zeshket me sy te ndritshem,ndoshta per faj te rezeve te diellit te veres dhe ujit te kripur te detit.
Keto po sillja nepermend ate mbasdite te vone,kur po shkelja mbas shume viteve mbi reren e imet te plazhit… Hijet e muzgut kishin filluar te binin mbi ndertesen e hotel Adriatikut dhe kabinave te plazhit te Hekurudjes …I isha afruar asaj pistes me kembe betoni qe hynte thelle ne ujrat e detit,ku po perpeliteshin njollat e zbehta te te kuqes te perendimit.
Befas mu duk se dallova mes turmes se shumte qe shetisnin buze bregut,pikerisht ate,vajzen e endrrave te dikureshme,e veshur me ate fustanin e holle e te lehte,sikur ta kishte prere pas trupit nga dallget e kaltera.
-Pandora…!-sa nuk thirra dhe oksigjeni mbaroi ne ajrin e lagesht te mbremjes.Mbeta i pa levizur me syte e mberthyer mbi vajzen me fustan te kalter.Ajo ishte perkulur mbi dallge, me duart e zgjatura ,sikur te lunate me tantellat e ujrave.
-Pandora…!-thirra perseri,por zeri u shua si ajo flaka e shkrepses ne erresire.Nuk e di se cfare me shtyu, te vrapoj drejt saj.Iu afrova dhe e terhoqa nga supi…Ishte po ai parfum qe me kishte lene shijen dehese vite e vite me pare…
-Pandora…!
Tufa e flokeve te zinj u shkund dhe befas u ndesha me fytyren e zeshket dhe syte e habitur mbi te cilet u perplasen te acaruara dy vetullat e saj te holla... .
-Si nuk kini turp!-ishin fjalet e ashpra qe me
ushtuan ne veshe.
-Me falni!-mermerita une,pa mundur te shqiptoj ndonje fjale tjeter.sikur befas te me ishte fshire nga kujtesa i gjithe fjalori i nje jete te terre.
-S ,kam asgje per te falur!...!-tha ajo dhe si hodhi me nje levizje te shpejte, floket ne supin tjeter,vazhdoi te ece duke shkelur me kembet e zbathura mbi guackat e bregut,qe u thyen me nje kercitje te dhimbeshme.
.Me dukej sikur dallget e bregut me godinin pa rreshtur teksa hijen e saj e perpiu turma e njerve qe ndiqnin vijen e bregut.
Kisha mbetur,ashtu i palevizur,kur degjova pas kraheve nje ze ,qe fillimisht me ngjau me shusherimen e dallgeve.Ktheva kok;n dhe pashe nje mesogrua,qe po me buzeqeshte embel.
-Eh ato qe kemi humbur nuk kthehen me,ndonse pengjet mbeten dhe pengjet vetem vdekja mund ti shuaj…- tha ajo dhe humbi mes turmes te pushuesve,qe e mori me vete.






