BESIMIN
Besimin nuk e gjejmë në rrugë,as të palosur poshtë jastikut,as të mbiell në ballkon si lule a ferrë,as të fotografuar e vënë në korrnizë, në hyrje të zemrës, apo poshte thembres.
Jo, jo!
Besimi do vrap të fitohet.Do thonjë, do gjunjë, do renkim.Do, të biesh e ngrihesh njëmijëherë,pa bërë ah,pa i dhënë tjetrit të kuptoj që po çalon.
Duhet të pështysh veten në pasqyrë, për gabimet e tua, te lepish plaget,pastaj të puthësh dlirësinë që mbaje fshehur në xhepat e unit,të ndërrosh stilin e jetës, perdet e këndvështimit, kolltukun e lekuren,kur deri dje nuk shihje gropat, kthesat, plehrat,të përqafosh agimin, kur të tjerët thonë" Erdhi nata!"ti, të ëndërrosh vetëm dritë, atje ku hijet bëjnë kuvend por s'kane dhembe.
Ku zemra rreh e frikuar por nuk kthen pas edhe kur lehin qente.Besimin nuk e blejmë duke shitur shpirtin, trupin, cipen,as duke nderur gënjeshtra,do këllqe, do nerv, do shkërrmoqje dhëmbësh, do zjarr, do hell.
Do tigra qe pijne flaket e shqiponja qe vdesin ne ajer,skiftere qe hidhen ne humnere,nuk vriten, por rriten, forcohen e fluturojne per te pushtuar qiej.
Nuk është pronë e njerëzve që luajnë me fatin, që vetkënaqen pas nje kollare, qe shpirtin e kane katrane, dhe shesin endrrat e tjetrit si rraqe ne tregun Medrese.
Nuk është rrobë, qe vishet nga trupa te vdekur për së gjalli, nga bisha me kostume, gra me taka e pa fe.
Nuk ngjan me renë që lëshon pesë pika shi shprese e fanitet,per te genjyer me therrime a krunde.
Nuk është tokë e djerrë, por vlag, rrënjë, filizë që do ujitje e prashitje.
Do kthetra të kapesh për të mos thyer turinjtë, hapa të matur me centrimetra, se jeta ka humnera,ka tatëpjeta, ka rrëshirë cjerrje e qitje.
Ka stepa e grepa, ka pengesa me therrecka, ka thërqe e ngerrçe,ka tela me gjemba, shkopa gome,qe te thyejne brinje e endrra, pa te keq,se djallin kane ne bark, ai i udheheq.
Besimin nuk e kërkojmë si pajë,para se të kurorëzohemi në kishë,para se orizi të bjerë si gurë paralajmërimi mbi baluke,para se djalli të nxjerr kokën për të na hedhur hi syve,para se ironia e fatit të struket pas ikonës dashuri e mos të tutet.
Dhe dielli i zhgenjimit te ket temperature,zgjimet te kene pranga,mbremjet premtime hajdute,me hene qe pertyp gure.
Ah!
Besimin është kurorë në zemër,flutur në stomak, fshirje e lotit me buzëqeshje, puthje mbi prehërin e hënës, rini qe s'pikon gjake.
Vajza qe mbajne ere jasemin,jo gas helmues ne mushkri.
Jo gjysher qe qajne mbi foto niperish,jo nena qe presin tek porta si hijet,jo bija qe nga floket zvarre terhiqen.
Do vasha lulekuqe,
djem qe kane libra ne dore lule per mikeshat, jo gure e lote te zi.
Besimi nuk eshte kishe ku lutet djalli,as xhami ku luvgati krihet,as bibel me fjale papagalli,kuran me cakenje te ligjshem.
As lutje per ceqe e ndere,kryq ku varet kokeposhte rinia.
Besimi eshte dritare ku femijet jane pellumba paqeje.
Besimi = LIRIA






