Heshtje! Ai, nuk pranonte te ulte krye dhe rrinte ulur diku mes saj dhe detit. Flakёt e zjarrit krijonin mbi fytyrёn e saj hije tё ndyshme, por..pa e cenuar bukurinё e saj. Nё fakt, nxehtёsia e tij nuk arrinte ti thante dot lotёt qё puthnin butё faqet e saj, teksa vdisnin mbi rёrё, pёr tu bashkuar pastaj me detin.Teksa priste dorёn e tij mbi flokёt, era vallёzonte pa ritem mё to.Yjet shihnin tё trishtuar, teksa pёrshpёrisnin nёn zё duke hamendёsuar, se cfarё do tё ketё ndodhur me ta.Dhe atёherё, ashtu vjedhurazi i afroheshin njёri-tjetrit, putheshin me afsh, dhe zinin pastaj vёnd nxitimthi, si pёr ti shpёtuar vёshtrimit qortues tё hёnёs.Deti qё tundej i pёrgjumur nё djepin e tij, hapi pakёz sytё dhe…u trishtua. Ngriti pastaj valёt dhe i udhёroi tё puthnin kёmbёt e saj, sikur ajo tё ishte mbretёreshё. Gjёmoi i pёrgjumur, dhe ktheu krah pastaj duke psherёirё: ”Eh dashuria”! E dinte edhe deti ligjin e tё dashuruarve, lotin e fshin vetem ai qё e shkakton, plagёn e mbyll vetem ai qё e hap, zemra rizgjohet vetem pёr gjysmёn e saj. Ai heshte, dhe kjo heshtje gёrryente, gërryente nё shpirt si deti shkёmbinjt qё vareshin rrёzё tij.Tё ngrihej…? Pёrsёri stepej. E kish lёnduar, por egoja po ja zinte sytё, si perdja e errёt e natёs, si perdja e botёs. E theu krenarinё pa mёshirё dhe shkoi pranё saj…u ul nё gjunjё dhe e pёrqafoi. Dёnesa ngriti krye si tё kish prekur njё gjarpёr, dhe krahёrori i saj po cmёndej nga rrahjet e shpeshta.Teksa ai po shkruante emrin e saj mbi rёrё, ajo u ngrit dhe e la pas…Kёmbёt dridheshin, dukej sikur…sikur do e tradhёtonin, dhe ajo pastaj do gjendej shtrirё mbi rёrё. Eh, ta mendosh sa forcё e marrё duhet pёr ti kthyёr krahёt, pёr tё lёnё pas horizontin e dashirisё, pamjen e vёrtetё te jetёs.
Ai rrinte nё kёmbё, teksa duart i mbante shtrёnguar nё gjoks, sikur kёrkonte tё thoshte:”Mos,mos ik”. Nuk kishte forcё pёr tё folur, i dukej sikur bota po zhdukej, po largohej, po tretej…Vёshtronte gjurmёt e lёna pas, i puthte me sytё e pёrlotur, teksa i kёrkonte ato gjurmё nёpёr shpirt, si pёr t’mos i lёnё tё derdhin gjak. Por…hёna qeshi, deti psherёtiu, zjarri sikur mori frymё lirisht. Yjet morёn njё valle, teksa panё qё vajza ktheu kokёn, pastaj trupin dhe vrapoi pas tij, si pas sё vetmes fije jete.Puthja rrёshqiti butё mbi trupat e tyre, teksa krahёt shtrengoheshin me forcёn e detit. Deti psherёtiu:”Eh,dashuria..” dhe nuk fjeti, por me keqardhje mendoi: ”Tё isha edhe unё njeri…”Hёna i luajti me xhelozi syrin detit, sepse ajo gjithcka lexon, dhe deti buzёqeshi si i zёnё faj.Heshtje! Fjalet do ishin teper.