
Silvana Berki
Kam lindur ne qytetin e Vlores, prej jam larguar sebashku me familjen time qe 4vjece per shkak te transferimit te prinderve me pune ne qytetin e Fierit. Qyteti i Fierit eshte qyteti ku u rrita dhe kalova rinine time. Vij nga nje familje intelektuale. Femijerine e kam kaluar me aktivitete te ndryshme kulturore si pjesemarrja ne rrethin e teaterit ne shtepine e pionierit qe e vogel, ku arti dhe shkrimet kane qene pasioni im. Me vone ne rinine time isha pjesetare e grupit te valles ku shfaqjet qe jipnim ne shtepine e kultures me njohen edhe me skenen. Ndjenjat e trazuara te femijerise e te rinise i shprehja neper shkrime dhe ne pikture. Piktura ka qene dhe eshte nje tjeter pasion ku shpreh ndjenjat e bukura dhe te trishta edhe sot.
Mbasi mbarova shkollen ekonomike u martova dhe menjehere ne 1990 largohem sebashku me familjen time per ne Rumani, me burrin dhe djalin foshnje. Mbas nje qendrimi 1vit e gjysem ne Bukuresht largohem perseri per ne Finland, ku u vendosa dhe kam jetuar deri tani. Ne Finland studiova per shkencat sociale dhe jam dipllomuar ne 2004, dhe sot punoj ne zyrat administrative te qytetit si punonjese sociali kryesisht per ndihmat elementare. Edhe pse profesionin e dua dhe me ka motivuar ta shikoj jeten me humanizem dhe te kontriboj per njeriun ne te gjitha aspektet, prap shkrimet ne gjuhen shqipe nuk i kam lene kurre mbas dore.
Shpirtin artistik, e kam nxjerre ne pah edhe ketu ku jetoj, ne shoqeri te huaj duke organizuar here pas here grupe vallesh me motive shqiptare, me kostumet tona popullore, ne festen e Flamurit, gjithashtu edhe pikturen nuk e kam lene mbas dore. Pikturat e mija, gjenden edhe sot ne qendren azilante te qytetit te Tamperes. Emigracioni me mesoi te vleresoja bukurine e traditave tona, larmine e ngjyrave tona, te miresjelljes, te shpirtit te vuajtur te cilat me bene qe kur ti krahasoja me kultura te tjera..ti shikoja kyelart.





