NJË NGJARJE E TREGUAR
Po u tregoj një ngjarje të vërtetë, që e përmend im atë në kujtimet e tij, për njërin prej nxënësve më të pasur ekonomikisht të Liceut frëng - Aleko Turtulli, nipi i filantropit të njohur Thoma Turtulli, i cili ish bashkënxënës me babain në Lice.
Ngjarja hedh dritë nga njëra anë për mungësën e çdo lloj lëshimi të shkollës ndaj cilësisë të vlerësimit të nxënësve, por nga ana tjetër edhe taktin pedagogjik të drejtuesve të këtij institucioni për të mos i dekuarajuar prindërit dhe fëmijët e tyre.
“…Ishte viti shkollor 1925-1926. Aleko Turtulli, nxënës i Liceut, pinjoll i një prej familjeve më të pasura të qytetit të Korçës, nuk shkonte mirë me mësime, jo për mungesë përpjekjesh por aftësish. Drejtori francez i asaj kohe z.Monbairand, me shumë takt, për të mos e ofenduar, thërret në drejtori xhaxhain e tij, filantropin e njohur Thoma Turtulli. Midis tyre, pak a shumë u zhvillua kjo bisede:
- Ju, zoti Thoma, jeni një tregëtar i njohur në trevën e Korçës dhe me siguri keni nevojë për një person të kualifikuar në fushën e kontabilitetit, për t’ju mbajtur llogaritë. Në France, tregëtarët tanë, e kanë traditë që, një prej fëmijëve të tyre, e specializojnë në këtë fushë. Unë, si një mik i juaji, do t’u rekomandoja që Alekon, që këtë vit, ta dërgoni në Paris, në një shkollë të specializuar për kontabilitet (mbajtje llogarish). Po të jap edhe adresën e shkollës – i tha drejtori.
Xha Thomai e pëlqeu shumë këtë mendim, dhe ky qe shkaku që Aleko, studioi në Francë, jo në Fakultet Universitar, por në një shkollë të veçantë kontabiliteti dhe njëherazi ishte së bashku me shokët e tij të klasës…..”
Ndonse ka kaluar nga ajo kohë afërsisht 1 shekull, mbetet e vlefshme ajo maxima pedagogjike, sipas të cilës “Nuk ka nxënës të paaftë, por ka të aftë në një fushë të caktuar”. Dhe, në këtë drejtim shkolla ka per mision t’i ofrojë shoqërisë rolin e Seleksionerit.






