...Ikën atë natë pus të errët të trazuar me shi.

Ai mori drejtimin majtas dhe hodhi hapat e parë, Ajo nga e djathta u ndanë me hapin e parë.

Ikën, por "lamtumirë" me zë nuk i thanë njëri tjetrit.

Nuk kishin nevojë të merrnin gjyqtar për divorc, apo ndërmjetës të mërzitshëm.

Ata nuk ishin të martuar.

Jetonin thjesht të dashuruar. Nuk kishin prona për të ndarë.

As thesare, bizhuteri të ndrishtme.

Ata kishin vetëm një pasuri:

Kujtimet e viteve të dashuruar, kaq gjë kishin...

Kujtimet nuk ndaheshin, nuk kishte kush ti peshonte, vetëm ata të dy e dinin sa u rëndonin mbi supet e tyre, që sigurisht nuk mund ti mbanin dhe prandaj ecnin ashtu ngadalë ngadalë si të përhumbur, çalë, çalë...

Askush nuk i dinte arësyet e vërteta....

Dikur kur i shikonin ashtu të përqafuar nën shi apo tufan i kishin zili. Por të nesërmen askush nuk do të mbante zi për ta.

Harrimi për ata kishte filluar.

Arësyen e vërtetë ata asnjëherë nuk e gjeten, kërkuan pse-në e kësaj ndarjeje, por përgjigje kurrë nuk morën...

Ikën të dy në drejtime të kundërta, ai majtas dh ajo djajthtas, por pa i thënë "lamtumirë" njeri tjetrit...

Ai përshpëriste me vete duke hedhur hapat dhe duke u larguar më shumë nga njëri tjetri:

"Të lutem kthehu"!!.

Edhe Ajo pas çdo hapi, që shtonte largësinë midis tyre pëshpëriste: "Të lutem kthehu më thirr të vrapoj tek ty"!!.

Të dy rrinin me veshë ngrehur, mos valle vinte nga pas ajo britmë apo zhurmë e shumë pritur drithëruese: "Të lutem kthehu"!!.

Por vetëm heshtja fliste, heshtje, që qeshte....

Një heshtje e trishtueshme pa fjalë...

Kështu u zhdukën në horizont, ajo diku nga e djathta dhe ai diku në drejtim të kundërt me të.

Pas çdo hapi që bënin largësia rritej të dy ai dhe ajo për britmën që do të çante errësirën prisnin.

Ikën, Ai nga e majta Ajo mori drejtimin djathtas. U ndanë.

....Gjurmët e kujtimeve të "shpresës" prapa lanë....

Shënim: Çdo ngjajshmëri me ngjarje apo përshkim tjetër është krejt i rastësishëm.

Piro Millona Minella