LAÇIT
Me qytetin tim jam pothuajse moshatar,Bashkë shtatin e hodhëm ndër vite,Ai në gjirin e tij më rriti si djalë,Dhe unë e desha si dritën e syve.
Sot të dy shumë kemi ndryshuar,Ai trupin ka pothuaj harrakatur,Ndërsa unë jam munduar ti ruaj,Emrin e bukur, që në vite ka mbajtur.
Tash njerëzit nuk i njoh me emra,Shokë fëmijërie kanë mbetur pak,Shpërndarë janë nëpër vise të tjera,Mbase përtej detesh e oqeane larg.
Unë e dua pafund qytetin ku u rrita,Gjithshka që mbart ai këtu ka vlera.Më pëlqen kur shoh njerëz që anojnë nga dija,Më ther në zemër kur ju thoni jeni skiftera.






