DO TË VI ME VJESHTËN

Do t'vi me vjeshtë patrokitur,detit pulëbardh fluturim,malli shpirtin m'ka zhuritur,mpiksur loti n'syrin tim

Hijet shtruar dengje-dengje,dielli i vakur lemëz-mekur,hëna ndrin e shikon vëngjër,vjeshtën -mjaltë e profum pjekur

Do t'vi me vjeshtë patrokitur,kaos ,tretur perëndimit,se në shpirt murgeshë kam mbetur,shpend i lirë n'qiell të emigrimit

Do t'vi me vjesht patrokitur,koha e thinjur n'mjegullime,buzë-tharë e plasaritur,gjiri i saj derdh përqafime!

VJESHTA

Ti o vjeshtë me gjoksin zjarr,profum-fruta në të pjekur,amanti yt deri në varr,në qoshe-skuta ti mjegull mbetur

O stinë ikon e bukuris,kurorë te purpurt hedhur mbi krye,ndez muzën-flutur të poezis,margaritar-shpirtit ndez mijëra yje

Pa shih fytyrën e kuqësuar ,se shega lule në të ka zën,udhët me petal shprese shtruar,buzëqeshje derdh e bardha hën

Dhe ikin-vijn vjeshtat malluar,ajrin e dyndin plot nostalgji,dhe erë e saj pak e tërbuar,në fletë derdh vargje dhe poezi!

SHTATORI

Mu trazuan kujtimet në këtë ditë shtatori ,nostalgjia dhe malli morën udhë,Me freski e gjethe mbushur plot oborri,gjimnazistet ,derdhnin buzëqeshjen me nur

Mbledhur maturantët grupe-grupe,dukeshin sikur botën kishin në duar ,flladi i vjeshtës si një frymëz reje ndukte,emrat e tyre asnjëhere s'i kam harruar

Me padurim prisnim tingujt e ziles së pare,përqafimet e të qeshurat nuk kishin mbarim,derdheshin në oborr si njē blu ujvarë,si lulet e mollës mbetën një magjik kujtim

Se fjala gjimnazist ësht vërtet një emocione mbolla ,e ujita në shpirt këtë emër,është si një yll polar që në qiell ndriçon,ësht perlë preciose që e mbaj në zemër!