ËSHTË DASHURIA...
Rreze dielli në mëngjes,lule mbuluar me vesë,toka, rrënjët, pemë e jetës,frymëmarrje, rrahje e zemrës!
Sy i qeshur, fjalë e mirë,lutje, ëndërr dhe dëshirë,puthje e ëmbël, përqafim,lindje e artë e perëndim!
Ndjenja, që shpirtin mban gjallë,shëron e bën mrekulli,një thesar,...që kush e ka,është i pasur...dhe e di!!!
NJË ZEMËR E LUMTURUAR...
Në çdo hap, çdo çast të jetëse kërkoja lumturinë,e çuditshme!...nuk e dija:ecte njësh me hapin tim!
E kuptova kur u çlodhanë kopshtin e zemrës time,ku të gjithë çastet e lumturishin kthyer në kujtime.
E nuk dola më prej zemrës,shijoj diellin, borën, shiun,një zemër e lumturuarmë të mirë e bën njeriun!
VAZHDO...
...të jesh njeri i mirëe mos u ligështo aspak,dhe nëse sheh që bota rrethsë mirës i ka vënë kapak!
Vashdo të jesh njeri i urtëdhe kur të fyejnë pa të drejtë,koha mëson: herët a vonë,gjithçka do shkojë në vend të vet!
Vazhdo të jesh njeri i mirëe mos ndrysho kurr', për askënd,të krijoi Zoti me dëshirë,askush s'mund të të shkelë me këmbë!
Vazhdo të falësh mirësi,Zoti i do njerëzit si ti!!!






