KOSTUMI I MORALIT
Plasi sherri në TiranëBrenda turmës në protestë“Ma bën ti, e ta bëj unë”Urra -burra, u bë festë.
Kur një vajzë, aty te sheshiMbushur shpirtin,me revoltëBëri një milet e qeshiMe një fjalë,”të bëfsha roptë”
Sapo lajmi,mori dhenëPlas humori në ç’do rrjetUnë rebelja, të loz fenëNë ç’do varg, e ç’do koment
“Po ti Bruna,je poete”Të ulen vlerat mbi syAtë fjalë, ku ma gjete?!Si kostum i madh,të rri.
Sapo mbrëmja, mbylli perdetA ndoshta bota,bënte gjumë?!Unë fillova të thurr planetSe s’më pelqen, kur bëhet zhurmë.
Ndaj,le të qeshë krejt facebook-uSe bota, nuk ndryshon nga fjalëtNën këtë çati,ku hesht dhe ujkuMbi buzët tona, shuhen valët.
HARROVA KU KAM DASHURINË
O i dashuri im,më fal këtë herë.Të kam lënë mbas dore,këto kohët e fundit.Se mendjen ma mori,kjo politikë e mjereQë na la pa puthje,pa pikën e gjumit.
Në vend që të mbytem,në tënden dashuriPo numëroj skandalet,që ndodhin në Tiranë.Ndaj eja më merr,nga ky tmerr i ziSe buzët flakë,fillojnë e po më çajnë.
Më doli përpara,ai miku me komenteQë më hoqi nga lista, se s’mbroj qeverinë,U nxeha pak, u mbyta në debateDhe harrova fare, ku kam dashurinë.
Ndaj sot, po i mbyll të gjitha ekranetSe “vrimat’e lajmeve,, na lanë pa gjumë.Në shtratin tone,ne do thurrim planetPuthje e përqafime, të na rrjedhin lumë!





