MOS MË LINI TË GËNJEJ

Gënjej,kur them që s'jam vonuar,Në pikëtakim me ndonjë shok;Gënjej,po thashë që s'jam gëzuarKur shoh si çerdhen thur një zog...

Gënjej,kur them që s'paskam shkruarAsnjë strofë të kot-më kotë;Gënjej,po thashë s'jam zemëruarMe ca që sillen si mendjerrotë...

Gënjej,kur them që s'kam gënjyer,Kur prej tyre jam zënë ngushtë;Gënjej,po thashë që s'kam shpërthyer,Me gjak të nxehtë e sy të prushtë...

Gënjej,kur them që s'jam zhgënjyerNga kjo kohë si zift,e nxirë;Gënjej,po thashë që s'jam i fyer,Kur qenkam parë prej sysh të shtirë...

Gënjej,po thashë...Por jo gjithmonë!...Dihet hekuri si kalitet;Edhe guri,kur vetmon,Prej vetmisë së vet pëlcitet...

NJERIU PËRBALLË STUHISË

Në shpëtoftë nga kjo stuhi,S'do të jetë po i njejti njeri.

FËMINIA IME NË GJI TË NATYRËS

Ku piqeshin mollët gorrece*,Ku thana me thanat fqinjëronte,M'u rrit fëminia ime mistrece,Kur shkronjat e abetares mezi i rrokëzonte...

I drejtë po rritesha si fizizi i plepit,Vite-ëmbël si stina e fiqve të lashtë,Gjumëfjetur nën ninullat e djepit,Trishtuar që s'e gjeja gjilpërën në kashtë...

Tani më duhet një tjetër jetë,Të mos e kaloj si lumin Shkumbin pa kalë,Një kalë dëshiron mosha ime e tretë,Një kalë për matanë lumit tim me valë...

MËKATET E POETËVE

Mëkate bëjnë poetët,lajthitje e gabim,Secili lan të vetët;unë laj mëkatin tim!------------------* Mollët dovjaçka,(të mbira vetë,të egra)