tregim

Ajo, veshi fustanin e bardhë me rripat, si bishtalecat e një vajze.Ato, ngjanin si litarët e një varke lidhur në një port të vogël privat.Nga beli e deri në fund të këmbëve rrudhat e shumta i jepnin një bukuri tërheqëse.Tri gjera të veçanta kishte kjo grua në jetën e saj private, thjeshtësinë, pastërtinë dhe finesën.
Mori çantën dhe doli në rrugë, duhej të ishte në aeroport dy orë përpara nisjes.Dielli i mesditës me rrezet e tij të shndritshme e detyruan që të mbyllte sytë paksa përgjysëm, ajo, instiktivisht kërkoi mbi flokë gjyslyket, por...”Mos i harrova, apo i kam në çantë ? Tani do jem brënda , nuk besoj se do më duhen, mendoi në ecje e sipër.”
Hyri në hollin e madh të aeroportit, përpiu me sy atë ambjent të pastër, që ndonse shkëlqente, pastrueset vazhdonin punën e tyre.Jam herët, tha, dhe u ul në një nga ndënjëset e udhëtarëve.Pranë saj dëgjoi të qeshura gazmore, që si tufë pëllumbash përshkonin hapësirën.Një grup të rinjsh me veshje sportive po përcillnin një shokun e tyre.Ata u përqafuan me të dhe u larguan.
Djaloshi mbeti vetëm.Lëshoi në tokë çantën, i sigurtë se nuk ja prekte njeri.Kërkoi në xhep paketën, sa deshi ta ndizte një cigare, tabela përpara tij i tërhoqi vëmëndjen, “ndalohet duhani”. Ai,e lexoi dhe qeshi.Futi paketën në xhep dhe u drejtua për nga kinkaleria më e afërt.
Mori një pako çimçakiz , “ këto besoj se nuk ndalohen,” i buzëqeshi tabelës, i kënaqur me rregullat e rrepta të aeroportit.
Atoparlantët filluan të gjëmonin, një, dy, tre, katër.Punonjësit nisën lëvizjet në kujtesat paraprake për posagjerët.Platforma dhe holli ishin mbushur tashmë plot.Udhëtarët përshëndeteshin me të afërmit e të njohurit, që i shoqëronin.Kalonin në hollin e madh në zonën e kontrollit dhe, drejtoheshin për në avionin e linjës.
“Sa mirë, mendoi gruaja e re për djaloshin.E përcuallën shokët e shoqet, kurse mua askush.”Ndjeu një keqardhje për veten e saj.Djaloshi, të cilin e kishte pagëzuar me këtë emër, mori çantën, krehu me gishtat e dorës flokët e gjatë që i kishin rënë mbi ballë. “Kë do të kem bashkë -
udhëtar këtë radhë? pyeti veten.O zot,vetëm ndonjë plakush që fle e gërrhet gjith orës të mos kem, dhe u nis”.
Hodhi vështrimin përtej xhamave të mëdhenj dhe e përfshiu pistën me shikimin e tij të qartë e të përqëndruar. “ E madhërishme, mendoi, e madhërishme si gjithmonë.
Pasagjerët ngjisnin shkallët e avionit, në atë të fundit djaloshi me dorën e ngritur në erë thirri “ mirupafshim”, tjetri pas tij e kujtoi se duhej të nxitonte.
Mes koridorit të ngushtë të avionit, ai, kërkoi numurin e vëndit të tij. Vendosi çantën dhe u ul pranë dritares së vogël.Kraharori i mbushej
me hapësirën ku shëtiste shikimi dhe ndjente një kënaqësi që nuk ishte në gjëndje ta shpjegonte, vëndi pranë tij ishte ende bosh.Përballë po vinte me një çantë të madhe një grua e moshuar.Ah! mendoi, si gjithnjë!Por gruaja e moshuar kaloi pranë tij, i buzëqeshi dhe u ul në një sedilje më tutje.Djaloshi, buzëqeshi dhe ai, pa fshehur kënaqësinë e largimit të saj.Ai, e ndimoi të vinte në vëndin e vet çantën e rëndë.Kur u kthye për në sediljen e tij, pa tek po zgjatej për të vënë një lap-top lart, një zonjë me rrobe të bardha.
- Më falni, mund t’ju ndihmoj?
Ajo buzëqeshi ëmbël.Buzët e tejdukshme, u hapën si dy petale e nga thellësi e tyre doli si një cicërimë e ëmbël një “ Faleminderit”.
Djaloshi vendosi gjithçka në vëndin e duhur dhe u ul.Hodhi me takt dhe njëherë vështrimin në sediljen pranë tij.Bashkëudhëtarja ngjante me një zambak të bardhë në lulëzim të plotë.Dy sy të ëmbël me qerpikë të gjatë si hala pishe, për të ruajtur vështrimin e saj dhe sytë e kaltër që binin në kontrast me fustanin e bardhë.Natyra kishte punuar me kujdes për krijimin e kësaj bukurie.Binin në sy mjekra e saj e rrumbullakët, dy mollza me dy pika në mes, një ujvarë flokësh derdhej e mbështillte qafën e hollë, shpërndahej mbi supet e brishtë e mbi gjoksin e vogël e të hijshëm.
Djaloshit, iu duk se kishte përpara tij muzeun e Luvrit.Ç’do cilësi e saj, hapej përpara djaloshit si një kryevepër më vete.

Gruaja, “Zambakbardhë”, zuri vënd dhe po mundohej të hidhte vështrimin nga dritarja e vogël, por, trupi i gjatë dhe koka e bukur e djaloshit e pengonin pamjen e saj.Në vënd të peizazhit ajo pa nga afër, sytë e tij të qetë, një re e lehtë gazmore i endej në hapësirën e thellësisë së syve, në buzët gjysëm të hapura e në fytyrën e pastër, që tregonte se kishte pak kohë që përdorte brisk.
Djaloshi i pa lëvizjet, e kuptoi vështrimin soditës, ndaj iu drejtua me xhentilencë:
- Mos kini dëshirë të rrini pranë dritares.
Gruaja, për një çast e kishte harruar peizazhin e jashtëm.Me vështrimin e mëndjes së saj mundohej të kapte imtësitë që plotësonin peizazhin e fytyrës së këtij djaloshi.
- Nëse është e mundur, pse jo!- u përgjegj, dhe fytyra e saj mori një ngjyrë rozë në të hapur, përafërsisht si buzët dhe buzëqeshja e saj.Kjo buzëqeshje kishte ngjyrën e mirsjelljes, ajo e zbukuronte edhe më shumë
bukurinë dhe fisnikërinë e saj.U ul duke parë e përqëndruar pistën.
Djaloshi e lexoi buzëqeshjen e saj dhe e pyeti:
- Udhëtoni për herë të parë?
- Po! – iu përgjegj ajo, për herë të parë.Në të vërtetë ajo kishte vite që udhëtonte në këtë linjë.Kishte lidhur jetën me të.Firma në të cilën punonte, i kishte besuar, mardhëniet ekonomike dhe biznesin në Gjermani.Ah! mendoi, ku ta dini ju, që unë punoj pa u lodhur për të ardhmen, për një jetë më të qetë e më të sigurtë, duke harruar të sotmen,
e cila rrjedh pa u kuptuar duke më marrë vitet më të mira të jetës.
- Ç’punë bëni? – e pyeti përsëri djaloshi.
Ajo i pa sytë e tij të mëdhenj, si dy liqenë, që prisnin me pa durim
rrjedhën e përgjigjes së saj, por nuk foli.
S’ka gjë, mendoi ai. Rruga është e gjatë e do bisedojmë.Vetëm buzëqeshte duke parë portretin e saj të përkryer.
Shpendi fluturues u përkund, mori frymë thellë dhe u lëshua kaltërsive.Gruaja qëndronte me vështrimin e hedhur jashtë.Aeroplani,
mbaroi disi ngjitjen dhe u qetësua, nisi fluturimin paralel i cili të jep më tepër mundësi të sodisje.Fashat e gjata të reve si çarçfë të bardhë, shtëllunga të tëra jastëkësh të shpupulosur.Malet si një fletore e hapur,
në lugina lëvizte një mjergull e përhimtë, që lëvizte drejt rrjedhës së përrënjve.Ajo zuri sytë me duar dhe u kthye nga djaloshi.Ishte e zverdhur,
si gjethet në fundin e vjeshtës së parë.
- U trondite? – e pyeti ai.
- Pak, - tha ajo.
Kaluan disa minuta dhe ajo nuk po qetësohej.

- Më falni, - dua të vete deri në wc.Ju lutem.Zëri i saj ishte i ëmbël, i butë, i mëndafshtë.Ai kishte brënda tij tinguj e ëmbël të rrjedhave të shpirtit e të syve të saj të kaltër në të hapur, si qielli pas një vese që i lan të gjitha pluhurat dhe fsheh të gjitha zhurmat e ditës, për ti lënë vëndin prehjes dhe lëvizjes së flladit në luginat e qerpikëve e kodrat e mollzave të përskuqura.
- Të zuri? – pyeti ai, dhe në sytë e paqtë u shfaq një re dëshpërimi që ia prishi disi bukurinë e mëparshme.
- Më duket se po, - tha ajo, duke e ngulur vështrimin në sytë e tij.
Ajo, bëri të ngrihej, por nuk mundi, bardhësia e saj u lëkund, si një re që e end era nëpër degët e pemëve dhe ra.Zgjati dorën të mbahej në supet e djaloshit.
Ai ndjeu mbi vete peshën e trupit të saj.Ajo ishte një peshë e lehtë, e
butë, ëndërruese.Atij i dukej sikur mbante në duar bukurinë, shoqëruar me aromën e veçantë dhe ujvarën e flokëve të dëndur.
- Më falni, - zëri i saj dilte i drithëruar, si një këngë melankolike
dalë nga një vegël muzikore, që ai nuk e njihte, por vetëm e ndjente.Ajo i mërmëriti këto fjalë aq ëmbël, si një lutje, dhe pa e hequr dorën nga supet e tij.
- Iu lutem, - djaloshi shikonte me keqardhje lëvizjet e saj. Dhe natyra, mendoi, nuk di ku i jep dënimet e saj.
Ajo, i përkëdheli si pa dashje flokët e gjatë, dhe u nis për të ikur.Fustani i bardhë, si një ëndërr e pa kapshme fshiku duart dhe fytyrën e tij pa shprehje.Ajo, u largua si një ëngjëll, duke lënë pas aromën dhe përfytyrimin e saj.
- O zot! – çfar qe kjo?Pse u turbullova?Atij, zëmra po i rrihte me forcë, si rrjedha e lumit në turbinat e një hidrocentrali, që prodhente dritë vetëm për dhomat e shpirtit të tij. Kaluan disa minuta dhe ajo nuk po dukej, në kraharorin e tij një rrebesh trishtimi rrafshoi fushat e lulëzuara të ndjenjës.Sedilja po i dukej me gjëmba, rripi po i shtërngonte pa pushim hapësirat e shpirtit. U ngrit.Trokiti me drojtje në derë.
- Jeni mirë?
- Hyrë! – dëgjoi nga brënda.
Ai hyri si me ngurim.
- Të përzihet ?
- Pak ! – pëshpëriti ajo.U qetësova disi.
Trokitje në derë, stjuardesa :
- Si jeni ?
- Mirë, mirë, - u përgjegj ai.Gruan time e zuri pak fluturimi, u buzëqeshi syve të saj që ata të pranonin shakanë.Iu afrua, nuk e kuptoi as
vetë si e mori fytyrën e saj në duart e tij.Ajo ishte aq e bukur, aq e freskët.
Duart e tij u futën në flokët e gjatë, në një pyll ëndërrash, ranë në supe e krahë dhe u mbërthyen në belin e hollë.Ajo dridhej e tëra, digjej nga një
flakë që nuk e maste dot asnjë barometër.Çuditej dhe vetë me këtë veprim.Gjithnjë kishte ditur ti kontrollonte ndjenjat, por sot ato ishin dehur dhe kishin ikur nga kthetrat e llogjikës.Nuk njihte gjë tjetër veç punës, ndjenjat për të i përkisnin të ardhmes.Ajo hapi gojën.Nga thellësia
dilte një vullkan i zjarrtë që dukej sikur i thoshte, se dhe ajo ishte e etur sa dhe ai për... ujë të kripur.
Ai, përpiu buzët e saj të zhuritura.
- Më poshtë, - pëshpëriti ajo mes puthjesh, më poshtë.Fustani me rrudhat e shumta u hap, si krahë pulbardhash dhe ju tret djaloshit në duar.Kudo që ai e prekte, zbulonte lëndina të reja, burime gurgullues si vetë bukuria e saj.
- Tani, tani, - pëshpëriste ajo.
- Jo, të rrimë dhe pak, - përgjigjej ai, mes frymëmarrjes së shpejtuar.
- Jo, të lutem, nuk kemi kohë të humbsim.
- Rrimë dhe pak, të lutem.
Ajo donte ti jetonte ato çaste pa humbur kohë.
Më në fund djaloshi vendosi dhe u fut në parajsën e ndjenjave të saj
mahnitëse për tu çliruar i tëri, si një re e ngarkuar mbi arat e mbjella të shpirtit.Për të çlodhur e çliruar atë grua të bukur.Fluturimi i tyre ngjante tashë ëngjëllor, shpirtrat dhe trupat e tyre ishin ëngjëj që fluturonin të lirë hapësirave qiellore të ndjenjave.
Ndënjën ashtu gjatë, derisa një trokitje në derë i kujtoi se duhej të ktheheshin në vëndet e tyre.
- Tani, tani, - u përgjegj djaloshi. Je mirë ? - pyeti gruan.
- Mirë ! – buzëqeshi ajo.
- Si do dalim ? – pyeti prapë ai.
- Bashkë ! – tha ajo. Ata të zënë për dore dolën dhe u ulën në sedilje.
Pas fluturimit të tyre, ajo, dukej edhe më e bukur.Mbështeti kokën në supin e tij dhe mbylli qerpikët.Aeroplani po ulej.Ajo puliti dhe hapi ngadalë sytë, sikur nuk donte të shikinte realitetin, por, donte të jetonte ende në ëndërr.
- Je e martuar ? – pyeti ai.
- Po! – tha ajo.Dukej që nuk thoshte të vërtetën.
- Ç’punë bëni?
Ajo hodhi vështrimin thellë në sytë e tij dhe nuk foli, si për ti dhënë të kuptonte se puna nuk kishte rëndësi.
- Ç’far të pëlqen në jetë, filmat, këngët, poezia, tregimet ?
- Të gjitha më pëlqejnë, - iu përgjegj ajo, - edhe ti më pëlqeve shumë, shtoi duke vënë buzën në gaz.
- Ç’far pune bëni? – ngulmoi prapë ai.
- Do ta gjësh, gjëje – tha gruaja. Kur do kthehesh, pyeti për të ndryshuar rrjedhë e bisedës?
- Pas ndeshjes.
- Do takohemi sonte ?
- Po të më jepni adresën vij dhe u gjej.
- Kur të mbarojë ndeshja më telefono.Shpresoj të fitoni, luani bukur,
fliste me nënkuptim. Ajo i zgjati numurin e telefonit.Do t’u pres.
Pas mesit të natës, ai, mori rrugën për në hotelin e saj.Ajo e përgjumur i hapi derën.Ai e mori në krah dhe e mbuloi me të puthura.Ajo u zgjua.
- Të bëj një dush,- i kërkoi leje ai,“pas dushit një tjetër dush i këndshëm e priste „. U fut në çarçafët e kremtë dhe, nën dritën e abazhurit kërkoi me ngulm bukuritë e saj.Ai tashmë ja dinte dëshirat kësaj gruaje.
- Të lutem, - bëlbëzojë ajo.
- Edhe pak, - ngulmoi ai.
Më në fund rrezet e para të diellit ranë në perdet e mëndfshta duke e kthyer në përrallë dhomën e tyre.Ata i kishte zënë gjumi, për t’u zgjuar në një botë të kaltër, të kaltër, si vetë fluturimi i ndenjave të tyre.