Tregim
Ajo dasëm do mbetet si dita e njohjes së tyre.Ishte fund vjeshte.Gjethet e pemëve linin degët dhe shtronin vëndin me një qilim të bukur shumë ngjyrësh.Jo pa qëllim, dasmat në këto muaj janë më të shumta, ndoshta këtu duhet shtuar, se ato fillojnë muajin e bërjes së rakisë , që në ato anë ka një
emër të mire.Ishin të dy të ftuar, për të marrë pjesë në këtë gëzim.Nuk njiheshin ndonse jetonin në të njëjtin qytet.Të dy i kishte rrëmbyer rrjedha e gëzueshme e muzikës.Ai, mbante dorën e tij në belin e saj, sikur kërkonte të mos binte.E lehtë , e gjatë, të jepte pershtypjen se ai, po mbante në duar tingujt e një kënge dhe i rrotullonte për tu marrë gëzimin dhe ëmbëlsinë.Ato dilnin nga goja e saj në formën e fërshëllimave të gjetheve, kur fryn mbremjeve flladi e i bashkon me gurgullimën e krojeve, që rrjedhin tatëpjetë luginave të këngës, që buron nga thellësia e kraharorit.Dëshëronte që kjo dasëm të mos mbaronte kurrë.Kërkonte që dorën të mos e largonte nga mesi i saj i hollë dhe dorën e saj të vogël, si një zog në fluturim, t’ia mbante përjetësisht ashtu në pëllëmbën e tij të gjërë.Shikonte kraharorin që hidhej në një frymëmarrje të thellë dhe i lindte një dëshirë e brëndshme, të vinte mbi të kokën për të dëgjuar në thellësi rrehjen e zëmrës.Kishte dëshirë të dinte, si rrihte ajo.Ishte gati ta rrëmbente ashtu papritur dhe të fshihej nga bota, për në një botë tjetër, që të ishte vetëm e tij.
Ajo ngriti sytë e bukur dhe i buzëqeshi.
Djaloshit, iu hap përpara një dritare e madhe. Ai shihte tej në qiellin e mbrëmjes zogjtë, që fluturonin e cicërinin një këngë dashurie.Ai ëndërronte.
- Më ngadalë, - i pëshpëriti ajo ëmbël, dhe i mbështeti kokën në kraharor.Po më mërren mëntë.
Ai e uli ritmin e lëvizjeve, ndërsa zëmra e tij rriti dhe më shumë shpejtësinë e rrahjeve.Sytë nuk ia shihte por i kuptonte vështrimet e saj mes qerpikëve të gjatë.
-Po ne kur do të martohemi ? – i foli si me vete.Nuk e dinte, foli vet shpirti i tij apo dhe goja.Iu duk se fjalët e tij nuk i dëgjoi askush.Ato i përpiu salla dhe tingujt e fuqishëm të muzikës.Si përgjigje mori vetëm një shtërngim më të forte të dorës dhe, peshën e trupit të saj më të plotë. Të ishte kjo një përgjigje, apo ndodhi ashtu rastësisht?
Me tej koha rrodhi në liqenin e ndjenjave të tyre dhe u martuan.Nuk kaloi gjatë dhe familja u shtua me një lule të re të cilën e pagëzuan me ëmrin Beti.Morën prej tij dy gërmat e para Be, nga emri Berti dhe Ti, nga emir Tina.
Ndjenjat e tyre u shndërruan në Beti.Gjithçka i ngjante një ëndërre të bukur, të cilën ata e jetonin me të gjitha forcat e shpirti.Lumturia nuk ka njësi matëse por, ata e ndjenin të plotë.
Ajo mbrëmje, do të sillte bashkë me të ftohtit dhe ngricën e madhe të tyre.Fati, natyra, do të lëshonte mbi ta goditjen fatale.Tina u këput pa pritur, si një lule dhe ra në tokë e humbi ndjenjat, duke goditur për vdekje dhe pemën e ndjenjave të familjes së vogël të Bertit.Në spital Bertit i thane, se gjithçka kishte mbaruar.Vajza e vogël shikonte sytë e tij të mbushur me shtërngata lotësh, por nuk ishte në gjëndje ti deshifronte.Nëna i ishte fshehur papritur duke marrë me vete puthjet dhe përkëdhelitë.
Berti vendosi të mos martohej më.Liqenin e ndjenjave të tij nuk e mbushte asnjë nga burimet e tjera në jetë.Ai ia kushtoi jetën rritjes së vajzës së tij.Pranë saj ndjente ngrohtësinë e humbur të gruas .Vitet iknin si një tren që ska stacione dhe as mbarim.Vajza gjelbërohej ç’do ditë e më shumë. Babai shikonte te ajo endërrat e tij të prera nga sëpata e pa mëshirshme e fatit.Vështronte i përmalluar fotografinë e gruas e i fliste: - Tani të të kisha pranë, tani i duhesh Betit, tani! Si ti flas asaj për sekretet e një gruaje, si? Fotografia me vështrimin e saj të stampuar përjetësisht nuk fliste, nuk lëvizte, kjo e bënte Bertin të binte në prehrin e melankolisë.Bukuria e vajzës së tij ra dhe në sytë e të tjerëve.”Tu rrit vajza ,i tha njëri nga komshinjtë, nuk i ka lënë gjë së jëmës.” Ai lumturohej.Kur ajo kthehej nga shkolla, ai mërrte gazetën , por sytë nuk i hiqte prej saj.Një ditë ajo u kthye me enthuzizëm të shfrenuar. Në kraharorin e saj frynte një erë e marrë lirie dhe gëzimi.Fytyra i kishte marrë nuanca të përziera, ngjante me një pikture të përkryer sureliste.Ajo kishte brënda të gjitha ngjyrat e ylberta të moshës në zhvillim të parakohshëm e të pa përmbajtur.
- Baba! – filloi të cicërojë – shoqet e mia u regjistruan për të shkuar në Amerikë.Javën tjetër ato marrin pashaportat.Të regjistrohem dhe unë me grupin tjetër ? Dhe e puthi lehtë në faqe.
Berti u drodh.Nuk e kuptoi dhe vetë pse e dogji kjo puthje.Enthuziazmi i saj e trëmbte.Ai seç kishte një të ngricë dimërore që e bënte Bertin të kishte të ftohtë.
-Ç’far!? - tha ai – për ti dhënë kohë vetes të mendohej për përgjigjen.
Vajza formuloi përsëri thënien e saj, këtë radhë me zë më të lartë.
- Po ti je e vogël për në Amerikë moj zëmër, kështu i fliste gjithnjë .
Mos më lërë vetëm si mamaja.Në sy ju end një perde trishtimi, që lëshonte hije në fytyrën e tij të gjërë e të pa rruar.
Beti u step, kur hodhi vështrimin në sytë e tij.Ata kishin humbur shkëlqimin dhe ishin bërë të pa shprehur.
-Vetëm një javë, o babi, vetëm një javë, - foli ajo me lutje, dhe e puthi përsëri.
Ai heshti.Deshi të thoshte shumë, por nuk donte të prishte harmoninë dhe mardhëniet me të bijën.Që nga vdekja e së shoqes nuk ja kishte prishur kurrë dëshirat.Kishte frikë se mos e humbiste .Sa herë kthehej i lodhur nga puna, thërriste dhe e kërkonte nëpër dhoma.E mërrte në duar dhe lumturohej
kur shikonte që ajo rritej e shëndetshme si një lule në fillimet e pranverës.Por ja, pranverat e saj u shtuan dhe bashkë me to dhe problemet e moshës delicate.Ajo kërkonte më shumë liri, kjo Bertin e shqetësonte.Ashtu bëri dhe atë ditë.Hyri në dhomë, në salon e guzhinë por nuk e pa gjëkundi.Dallga e gëzimit iu kthye në aisberg, trupi filloi ti dridhej kur pa mbi krevatin e saj një letër.
“Babi mora pashaportën dhe u nisa me shoqet për në Amerikë, për një jave.”
Të puth Beti.
Ai u shëmb në tokë, si dikur gruaja e tij.
- Çoju!Dëgjoi si në ëndërr.Gruaja e urdhëronte.Çoju të gjësh Betin sa nuk është von.
Ai u ngrit me mundim.Notonte mes rrugëve të qytetit si një varkë pa motor dhe e braktisur.Afishet e ngjitura nëpër mure, sikur i mërrnin frymën.
I dukej sikur në faqet e tyre do shfaqej papritur futyra aq e dashur e së bijës.
Treni që porsa qëndroi i ngjante një gjigandi, që kërkonte të gllabëronte
turma njerzish e së bashku me ta edhe atë.Shinat e lagura i shfaqeshin si
litarë të lagur të pa fund, që e shtërngonin në fyt e po i zinin frymën.Sirena e trenit ulërinte në pritje të nisjes për kushedi ku.Ai hipi në të, me shpresën e fundit në shpirt, se diku do të gjënte gëzimin e tij të vetëm, që nga dëshira e madhe për të fluturuar, kishte humbur në detin e madh të jetës.
* * *
Beti dhe shoqet e saj vraponin të lumtura drejt Amerikës, ëndërrave të tyre.
- Këtej! – e përmëndi shoqja e saj, ku e ke mëndjen? E tërhoqi nga krahu.Këtej!
Ajo e ndiqte e bindur, si një kone e vogël.Mendoi për një çast babanë dhe pyeti veten. “ E ka lexuar letrën, ç’far po bën tani”?Mendimet i vinin dhe iknin ashtu të nxituara, si vetë lëvizjet dhe hapat e saj.
U futën në një makinë që i priste.Ai që i shoqëronte, pothuajse nuk fliste fare.Fliste thatë dhe prerë, sikur priste dru me sëpatën e tij që mbante në gojë. “ Këtej, mos flisni, ose kur e pyesnin mjaftonte duke thënë, do ti mësoni të gjitha kur të vemi në vëndin e caktuar, detyra ime është tu shoqëroj.”Mba-
nte në dorë një pistoletë të mbushur, në gjëndje të gatshme për tu shkrehur.
- Ç’far është ky? – mori guxim dhe pyeti Beti.
- Jemi të rëndësishme dhe të mbrojtura, - iu përgjegj shoqja.Ti vetëm bindu, e këshilloi ajo.
Beti u qetësua disi, por në brëndësi të hapësirës së shpirtit të saj shtërngatat lëshoni shirat e para për të përmbytur gëzimin që i endej ende në buzët e vogla.
Diku makina ndaloi. “Nxitoni, nxitoni, i urdhëronte shoqëruesi.Vonesa më e vogël bën që të humbasim aeroplanin.” Ato rendnin rrugë e pa rrugë, si robotë të telekomanduar nga një dorë e fshehtë.Beti nuk po kuptonte asgjë.
Pas një ecje jo të gjatë hipën në një elikopter.Beti u gëzua disi që do shikonte nga lart gjithçka, ashtu siç nuk i kishte parë kurrë më parë.Por tashmë përzier me gëzimin vështrimi i saj kishte ngrirë nga një dëborë frike që i mbulonte shpirtin e trishtuar.Për më pak se dy orë elikopteri u ul.U futën me ngut në një
Banesë të madhe e të zhurmshme.Aty gjetën dhe vajza të tjera të veshura bukur.
- Dëgjoni! – e mori fjalën njëra prej tyre, - do vinë tu marrin për atje ku jeni nisur, por më parë duhet ë ndërroni veshjen.Kështu siç ju shoh më dukeni
sikur keni dalë nga ferrat, si sorra të zeza.Si mund të tërhiqni vëmëndjen e zotërinjve, kështu vetëm ata që kanë humbur rrugën do të gjëjnë prehje në kraharorët tuaj, dhe qeshi me të madhe, me një zë të çjerrë, si të një fizarmonike të çakorduar dhe të hedhur poshtë.Ajo mblodhi njëkohësisht çantat dhe pashaportat e vajzave, që i mbanin ende në duar.
Në çast, u dukën disa zotërinj të veshur bukur.Njëri kishte veshur një frak të gjatë e një kapele, me hijen që i lëshonte bënte të mos i dukeshin sytë.
Një tjetër me rrobe lëkure si kalorës i mesjetës, në dorë mbante një kamzhik, si ata që rrahin kuajt.
- Zhvishuni ! – urdhëroi i dyti dhe fshikulloi kamzhikun.
Vajzat u tërhoqën të trëmbura dhe filluan të nxitohen.
- Ç’far ? – pyeti Beti – shoqen që kishte pranë.
- Zhvishu dhe mos folë, - e këshilloi ajo.
U zhveshën, ashtu të ngathta duke parë njëra tjetrën.
- Të gjitha! – urdhëroi përsëri Ai.
Beti filloi të dridhej e tëra, si purteka e vetmuar në një dimër të egër.Nuk po kuptonte asgjë.Ndonse ishte fillim vere filloi të kishte të ftohtë.Zëri i iku, vështrimi iu turbullua, zëmra dukej sikur po ndalonte
rrahjet e gjaku po i mpiksej në damarë , si rrjetha e një përroi që thahet në verën e thatë.
Zotëria që urdhëronte iu afrua dhe e mbuloi me hijen e tij të trupit e të fjalës.Hodhi sytë e tij në lëndinat e saj të lulëzuara dhe iu shkreh:
- Të gjitha thamë, të gjitha!Duke i ngulur vëzhtrimin e vrazhdë në thellësinë e syve të saj të pa djallëzuar.Ajo uli sytë, deshi tu shmangej atyre veshtrimeve.Por një goditje e fortë nga këmbët e bëri të lëkundej, si një degë e prerë, dhe bashkë me dhimbjen që e shoqëroi e rrëzoi përdhe.Ata qeshën.
Beti pa dhëmbët e tyre të nxirë nga tymi i duhanit, dhe ndjeu nga afër erën e
rëndë të alkolit.Gruaja që foli pak më parë e ndihmoi të ngrihej.Burri me rrobe lëkure i vajti pranë.Beta pa fytyrën e tij gjith përrënj të çarash dhe një vath të varur në veshin e majtë.
- Nuk ke shkuar asnjëherë me burra ? Je për herë të parë?U ngërdhesh pranë veshit të saj.Zhvishu!
Beti u zhvesh.Fytyra i kishte marrë ngjyrën e vjollcës kur gjethet fillojnë ti bien, ndërsa trupi një rozë të turpshme .
Duar të pa dukshme e rrëmbyen, dhe humbën në labirinthet e errta të
kështjellës së braktisur.Një boshllëk i pa dukshëm i pushtoi trupin, i mërreshin mëntë, i vinte për të vjellë, një dhimbje e hidhur çau trupin e brishtë.Çdo kundërshtim i saj ishte i kotë.Lotët rridhnin tatëpjetë mollzave të tejskuqura.Vetëm me to ajo gjeti ngushëllimin e vetëm, si dhe babanë që në atë çast solli në mënd.
Berti, vajtjen në Amerikë nuk e kishte besuar.Kishte ditë që endej rrugëve e qyteteve.Shijen e bukës e kishte harruar, gjumin ishte arrtisur nga qepallat e tij e trupi kishte filluar të humbiste peshëm dhe fuqinë.Shikonte kudo afishet e reklamat e mëdha, mos në to gjënte një fije ngushëllimi por asgjë.Gjithçka i dukej si një endërr e trishtë që e turturonte pa mëshirë.Nxirrte
Fotografinë e së shoqes dhe i fliste si ta kishte përpara.
-Do ta gjëj, e dashur, do ta gjëj.Dhe sikur gjetja e saj të kërkojë jetën time.Nuk e kuptonte, ky ishte një premtim e dëshirë, apo një e vërtetë që pritej vetëm prej tij.Ecte duke i marrë këmbët zvarrë, me mendime të lodhura e fuqi të shteruar.Ja, dhe ca afishe të tjera të futura diku në thellësi të një stende.Iu duk se ato i nxirnin gjuhën dhe e tallnin për pazotësinë e tij.Bëri të ikte por iu duk se dëgjoi ti flisnin, ktheu kokën, asgjë.Mos vallë era luante me dhimbjen e tij, apo lodhja e bënte të ndodhej jashtë realitetit.Ktheu kokën.Sytë
panë fotografinë e vajzës së tij.Fshiu me duar sytë, u përqëndrua, por fotografia e saj nuk luante nga afishja.I dukej se dëgjonte zërin e saj.
“Baba, unë jam! Mos ik, të lutem!” Hodhi vështrimin për rreth, qetësi, vetëm makina që lëviznin të nxituara.Iu morën mëntë, qëndroi një çast në mëdyshje,
mori frymë thellë dhe hapi derën e hekurt që kishte pranë.
- Ej, ej, ngadalë zotëri, mos u nxitoni se nuk u ikin, për ju i kemi prurë këtu.Seksi trondit zëmrat por nuk duhet të gremisi llogjikën.Pastaj, çfar lexoj
në vitet tuaja, ndjenjën e ëmbël të dashurisë ju duhet ta keni ngrënë me lopatë.Një djalë i gjatë mjekër pa rruar qeshte e ngërdheshej përpara tij.
Berti, donte ta qëllonte këtë hije, që kishte ditë që e kërkonte por mblodhi veten.Një veprim i gabuar kushtonte shumë.
- Për ku udhëton kaq i rrëmbyer ky lumë dashurie, - foli prapë ai duke fërkuar mjekrën.
- Në dhomën shtatë.
- Ngadalë mos u nxitoni, mund të jetë dikush tjetër brënda, prisni.Tregojuni pak i përmbajtur, më tepër kulturë miku im.
Ku më gjeti mik ky mua, mendoi Berti, dhe gjaku i hipi në kokë.
- E mirë, mirë.Paguani 100 evro dhe kaloni.
Berti u drodh.Kurrë nuk e kishte menduar se mund të jetonte çaste të tilla.Pagoi më shumë dhe u nis shkallëve.
- E rini, rini, - nënqeshi tjetri,- por Berti nuk e dëgjoi.
* * *
Kërcitjen e çelsit, Berti kishte ditë që e priste.Shtëpia ishte shurdhuar kaq muaj pa zërin e saj.Ende nuk e kishte hapur kur i jati u ndodh te dera.
Ajo e pa, qëndroi për një çast pa lëvizur duke e parë në sy, sikur donte të lexonte në thellësi të tyre dhe, kur pa që i jati po priste me duart e hapura si dikur, ju hodh në kraharor.
- Më fal baba! – shqiptoi me buzët që i dridheshin.Shpirti i saj ishte i ngarkuar me emocione.
Të dy bashkë bënë rrugën e gjatë nga dera deri te dhoma e saj.Ajo ishte siç e kishte lënë, dhe letra ishte aty.Berti kishte harruar ta mërrte.Babai mori një kuti bizhuterish dhe e hapi, një shkëlqim diamantësh i dha tjetër shkëlqim pjesës së murit ku ishin pranë.
- Janë të nënës tënde, - i pëshpëriti ai, dhe e puthi.Tani e në të ardhmen të përkasin ty.U rrite bija ime.
Betit dy pika lot i rrëshqitën në faqet e skuqura.
- Faleminderit, - pëshpëriti në ngashërim e sipër dhe e puthi përsëri të jatin, këtë herë më gjatë dhe u lëshua në krahët e tij.
Fotografia e së shoqes varur pranë tyre, iu duk Bertit se buzëqeshi.Ajo mori një shkëlqim të ri dhe dritë, thua, se po e priste këtë dite.





