- Shttt..shttt!Hesht pak!Hesht se po ve dashurinё nё gjumё! - Dashurine?! - pyete ti tek shqyeje sytё prej habisё!- Po,po dashurinё! Pse habitesh? Edhe dashuria fle,edhe ajo lodhet! Ti buzёqeshe si pa tё keq teksa me pandehje tё cmёndur! Atёherё unё tё vёshtova qortueshёm dhe nisa tё flas me zell: - Po,po,dashurinё kam ndёr duar! Erdh’e m’u ul si njё flutur e lodhur teksa kishte shёtitur luleve tё pafundme nёpёr botё.
Ti,vёshtove duart e tua,teksa me shihje, thua po sheh djallin.-Hej,mos jё cmendur?Dashuria nё duart e tua?Hahaha!-Pse qesh?-pyeta unё!Pa mё thuaj cfarё ёshtё dashuria,apo ato flluskat nё stomak sic thonё?
-Epo…-
-Jo!Dashuria ёshtё gjithcka ne duam! I ke parasysh perlat? Shumё krijohen nё pёrgjsimin e tyre,ndricojnё mё shumё, kushtojnё pak, por nuk vlejnё aspak! Ashtu ёshtё edhe dashuria! Shumё pёrpiqen ta imitojnё, por cdokush qё nuk ndjek rrugёn e duhur,mbetet nё zhgёnjim.
-Po cil…-
-Prit!Cila ёshtё rruga e duhur? Vёndosi duart nё krahёror dhe degjo…rrahjet e saj janё udha e vetme e pagabueshme, e vetmja e vёrtetё. Ajo nuk gёnjen kurrё! C’rёndёsi ka kur dikush nuk na do?! Dashuria dashuron pёr vete dhe jo pёr tё tjerё!
Ajo lind ashtu e pafajshme nё njё qenje te botё, por jo nё cdo qёnje, asesi!Dashuria kёrkon hapёsireё dhe ajo vjen tek ti vetem kur ti heq dorё nga vetja!
-Po tё dёgjonin te tjerёt do tё…
-Hesht! E di! Por tё tjerёt janё tё cekёt, jetojnё dhe ushqehen me nje copez buke tё pёrlyer me nder! Unё jo! Shikoi duart e mia!Nё to kam tuntur edhe urrejtjen,edhe ligёsinё. Mё erdhen nё kёrkim tё mёshirёs, sic shtriga e Borёbardhёs,dhe unё, i stuka ndёr duar,teksa i ngrohja me frymen e krahёrorit tim!
Mirёpo, ato sapo moren veten, mi kafshuan gishtёrinjt e mi dhe u turrёn mё vrap nё kёrkim tё nje prehe tjetёr! Nuk i ndoqa sepse nuk kisha fuqi! Mё kishin kafshuar shpirtin sepse besimi i thyёr,mosmirnjohja,hipokrizia,vijnё vetem tё maskuara, dhe si c’do gjё, natyrshёm nё ikje lёnё njё boshllёk.
Tani edhe pse nuk di ti dalloj, sepse nё tё vёrtetё nuk mё ka interesuar kurrё ti mbaj mёnd, jam munduar ti harroj sa mё shpejt,vetem e vetem t’mos mё lёndojnё mё,tani I ndjej tё largёta!I kam ushqyer, por me dashuri, ndaj dhe me kanё kafshuar! Po c’rёndёsi ka!
Unё nё mёnyrёn time dua gjithcka tё keqe,ndaj dhe e keqja egёrsohet! Djalli tё josh, kёrkon tё tё bind,e po rezistove pa u thyer, tё hakёrrehet dyfish! Me doemos, ndihet i fyer! Por, grimceza tё vogla mirёsie mё kanё pёrqafuar shpesh! Pa to nuk do mund t’i kisha kuruar plagёt e duarve, pasqyruar nё shpirt!
E mira eshte pak dhe kushton shumё! Kjo ёshtё sfida e jetёs! E keqja shitet lire! Tani vёshtoje pak hёnёn…Kush e prek dot? Askush dhepse shumё e ёndёrrojnё! Ja, pikёrisht kёshtu! Ideali ёshtё si hёna, pasqyrohet lart e mё lart, dhe lumturinё ё shpёrndan nё copёza yjesh qё fikёn! Pasqyrohet shpesh pellgjeve te ujit, por edhe aty e shohin me mospёrfillje, ndaj ajo nuk zbret kurrё.Lumturia nuk n aka inat, por e di qё po tё na jepej shpengueshem, do e shkelnim me kёmbё!
Ndaj i dashur, kёrkoje mirёsinё nё gjithcka tё vogёl, ajo fshihet cepeve, sepse rrezikon tё dhunohet nga njerёz tё padenjё! Ruaji duart e tua, nё mos tundsh dashurinё, tё paktёn urrejten mos e tund!
Aty ku flë dashuria

Aty ku flë dashuria
Lexuar nga një zë i automatizuar




