Je ylber në sytë e mi,Je lule në dimër acar,Belbëzimi im dashuri,Ëndrra që gjumin ke marr.
Mes shpirtit tim je futur,Mëngjezi im i bardhë,Gjithë lulet e botës të çelin,Ti je lulja ime e parë.
Ec e jaket mëndimin më bluajnë,Shpirtin thërrmojnë çdo dite,Buzëqeshja jote e ëmbël,Mi jep shpresës pakëz dritë.
As një mal me thesar jo,As një gjë në këtë botë,Se bën zemrën kaq te lumtur,Sa ky shpirti jot i ngrohtë.
Midis ëndrrash ti më erdhe,Të zgjodha ëndërr të pare,Porsi vdekja na merr jetën,E ti zemrën ma ke marrë.




