Nganjëherë dua të jemi bashkë,Ti sëpatë e unë bujashkë.Herë të matesh, herë të më presh,Se m’u lodh kjo zemr’ e shkretë.

Në s’më do, më bjer të vdes,Mos më lër kështu të vuaj,Për ty malli po më tret,Vetëm ti zjarrin ma shuan.

Zvarrë do hiqem gjer tek ti,Se m’u lodh ky shpirt’ i shkretë,Mu si kryq do t’rri mbi gji,S’shtyhet më me këtë vetmi.

Mos më lër në gjumë të bie,Zërin tënd pa ta dëgjuar,Në mos ardhsh, unë do vij vetë,Që të rrimë si mish e thua.