Mendon se hyre në të butën mbreteri,Në të ndjeshmin, shpirtin e një femre,Do të ta quaj dobesi, dhe tejet dobesi,Të shkarravitesh xhepat e një zemre.
Zemra nuk është gur, për t’u hedhur tutje,Apo për ta përdorur për zbukurime muri,Është bartëse e bukur, e ndjenjës së shenjtë,Në lumënjtë e mbrëndshëm të një trupi.
Ta kesh kujdes, ta përdorësh me mënçuri,Nuk ka kështjellë të forte, pa zëmrën njeri!...




