Toka mban lagështi, nga degët shiu shkundet,Valëngrohtat trupin mbështjellin ëmbël, ëmbël.Në djepin e përkëdheljeve ëndrra përkundet,Të pafajshmit sy, flasin me ndjenjë të ëndërrt.
Tingëllima e puthjes rrjedh mbi shpinën e lirë,Ngjaso tingullit që lëshon pika e shiut mbi lule.Çdo prejkje ndjehet, rrëshqet bulëzë vese e mirë,Shkëndija derdhen, ngrihen lirë lartë qiellit pa ulje.
Thellë ndjehet vrulli i frymarrjes - puhizë mbi lëkurë, lutje!




