1

Sot një këngë dua të thur,Me shpirtin djegur bërë zhur,Se shumë vite ikur larg,Si shtegëtarët varg e varg.Por me të vetmin ndryshim,Se zogjtë kanë ikje dhe kthim,Që për çdo vit shohin folenë,Dhe kurrë nuk harrojnë atdhenë.Por ne nuk jemi as si shpendë,Ndonse vërtet nuk kemi pendë,Por kemi shpirt dhe kemi mënd,Të mos harrojmë tonin vënd.Ish stinë e ftohtë në ato mote,Kur dhimbte dashuria jote...Por duhej pa tjetër ikur,Jetën e mbetur për ta vaditur.Morëm me vete zogjtë tanë,Dhe folenë ikëm e lamë.Dhe bëmë luftë nëpër vite,Për një të vetme rreze drite.Dhe nga betejat në betejë,Jeta ekuacionin të zbërthejë,.Vramë kokë e vramë duar,Të ardhmen duke kërkuar.Për jetën pemë nuk pritëm,Me gjak e ujë e vaditëm,Von për gjumë,herët u ngritëm.U harruam nëpër jetë,Herë gremisur, herë përpjetë,Por gjithnjë shikonim retë.Ato i kishim si pulbardha,Push pambuk kur çelet dardha.I mblidhnim i benim bashkë,Dhe jastëk edhe erashkë,Sa herë që flinim jashtë.Tjetër herë një batanie,Të mos ngrinim nën një hije.Mbyllnim sytë,me retë mbuluar,Në ëndrra duke e kërkuar,Vëndlindjen tonë të bekuar.

2

Reja kthehej në një kalë,Na mërrte neve dhe mallë.Atë që kishim dëshirë,Endrrën që donim më mirë,Kali ikte përmbi dete,Mbi sup halle dhe derte.Dhe pa kuptuar as vetë,Reja na kthente në mbret.Gjithë ditën në kurbet,Gjithë natën në ëndërr mbret.Mbi Dhëmbel dhe Trebeshinë,Ku fryn erë dhe suferinë,Ku vjen era trëndelinë.Ku tundet një degë çaji,Kur krahët hap muaji Maji...Dhe lugina mbytet aromë,Sherebelë e bar të njomë.Oh, thëllëza në korie,Flautit me shpirt i bie,Apo është fyell çobanërie?Qofkëla me sqep të verdhë,Talentin e nis ta derdhë,Gjethe e fletë frymë smarrin,Të dëgjojnë këngëtarin.Njëri hesht, tjetri ja nis,Flladi i pyllit i nanuris.Tuk tuk tuk një qukapik,Një në lis apo dhe fik,Tjetërkund e ngriti skenën,Për të na pastruar pemën.Dhe lurushku kokërr vogël,Dushkun përqafon në kodër.Ata të dy kurrë nuk qahen,Dy binjakë që nuk ndahen.Rënjët thellë të dy në tokë,Si vëllezër dhe si shokë,Rrushin e kthejnë në verë,Pinë dimrit kur fryn erë.Pastaj gjethet krahët tundin,Borën nga supet e shkundin,Por gjithë jetën në luftim,Se njohin fjalën emigrim.Nga një zgavër shfaqet bleta,Me krahët dhe këmbë të lehta.Nuk pranon të ketë koshere,Kësaj të ardhur pranverë.Kërkon dhe rri në natyrë,Ku kaprolli në të hyrë,Buzët zgjat te rrënjë e rrapit,Ku vjen burimi prej vrapit.Aty pranë një cicërimë,Ushton e tëra një lëndinë,Bleta, bilbili dhe kaprolli,Nga gëmusha lepuri doli,Veshët i ngriti si lëpjetë,Ndoshta për të parë retë?Bashkë me breshkën e dhinë,Po dëgjojnë melodinë,Këtu s'ua prish kush qetësinë.Dhelpra ka nxjerrë turinë,Është natë e yjet ndrijnë,Por nuk shkon andej nga fshati,Jo se e ka marrë inati,Por e di, ka shumë vite,Që nuk shfaqet rreze drite,Nuk ka dredhinë të derdhë,Poshtë hënës dritë verdhë.Ajo e di, ska mëndje kokosh,Shtëpitë, kotecët janë bosh.Mërr rrëpirën tatëpjetë,E ka kuptuar dhe vetë,I është vështirësuar kjo jetë.Uria edhe atë e griu,Qëkur dhelpër u bë njeriu...

3

Dhe mbi lugina vimë vërdallë,Si qilimi në atë përrallë,Mbi një degë rrapi zëmë vënd,Ku pranë tij me këngë e shënd,Një oshëtimë lumi na përmënd.Oh, është Vjosa ime e dashur,Me gurgullimë e valë - valë,Si plak i motshëm embël fjalë,Ikën teposhtë me shënd e gas,Trupin shkëmbinjve e përplas.Ndoshta nuk do që të largohet,Herë buzëqesh herë zëmërohet,Dhe ashtu mes nervash ngritur,Qetësohet brigjet duke goditur.Ka mbetur vetëm edhe ajo,Vetmi, vetmi gjuthund, kudo.Ku janë djemtë dhe ato vasha,Me krahët e hapur pasha pasha,Që trupin u lëpinte çdo verë,Dhe dehej sikur kish pirë verë?Dhe mërrte forcë e mërrte jetë,Dallgë gëzimi hidhej përpjetë,Me krahë dallgësh të kapte retë.Dhe kishte brënda në shpirt e zemër,Forcë djali, e bukurinë femër,Dhe oshëtinte nëpër shtrat,Nga lumturia ditë dhe natë.Ku janë tani të tijat shpella,Kur vinin djemtë tufa tufa,Dhe hidheshin në ujra të thella,Si trofta të bukura, të buta?Dhe falëm zot, ishte ky lumë,Kur vinin vajzat si petalet,Trupin e shtrinin mbi shkumë,Kokat pas tyre ulnin dhe malet.Dhe trupi tyre shkiste - shkiste,Nga vala që i nanuriste,Dhe njala nga xhelozia vdiste.Ja, ja, te kjo urë,Djemtë mblidhnin grumbuj me gurë,Dhe i hidhnin larg e larg,Qeshnin gërthisnin varg e varg,Thirrjet në kor në luginë,Oshëtima u ndryshonte melodinë,Dërgonin thirrje, mërrnin lumturinë.Dhe dielli mbi malin flet,Me dorë të dritës shpërndan retë,Dhe çelen lulet, e vallzojnë bletë.Dhe shtrati lumit mërr tjetër ngjyrë,Si një e gëzuar, e qeshur fytyrë.Dhe shtrati Vjosës nis përkundet,Si vashat kur shkojnë e tundin fundet.Dhe rrezet mes tyre duke u futur,E bejnë nga endrra më të bukur.E çfar ti bëj gurët e çmuar,Që varen në qafë e nëpër duar,Mjafton vetëm kjo bukuri,Pamje të ëndërrt dhe larushi,Që gjithë jetën të ndihesh mbret,Dhe pse dollarë ske në kuletë.Pa kuletë erdhëm edhe do ikim,Kur dritën e jetës të gjithë të fikim,Ka thënë i moçmi, në këtë botë,Kush shkon i lumtur, ikën duar plot.Pak më tej në trumba trumba,Nga mesi lumit një tufë pëllumba,Çajnë qiellin dhe ngjiten lart,Si varg poeme veshur me art,Dhe një prej tyre si i lajthitur,Del në radhe të parë dhe bëhet titull.Të tillë poemë ku ka parë bota,Gërma pëllumba, pëllumba strofa,Besoni, fjalën me ju nuk po loz,Të tillë poemë ka vetëm mbi Vjosë.

4

Ti kishëz e vogël, mbuluar me pllaka,Si dorë për dorë nënat tona të varfra,Të lutem më mërr dhe një herë në duar,Si atëherë të vogël kur më ke pagëzuar.Dhe lëre lisin përmbi ne të vijë,Me fjalë të perëndisë të na pëshpërijë.Se historinë tënde prej 300 vjet histori,Veç ai plak i motshëm këtu e di.Të tjerët erdhen, erdhën edhe ikën,Ca ta puthën dorën, ca ta çorrën prikën.Dhe lisi i mërrte dhe emra rregjistronte,Se ja erdhi koha që sot ti tregonte.Dhe unë të mbaj mënd, ashtu lodhur, krrusur,Por me dashuri, me paqe të mbushur.Të shihja kur shaminë ta hoqën nga koka,Dhe ikonat e bukura ti hodhën në gropa.Isha i vogël dhe askush nuk më pa,Kur ikonën tënde e putha, e mora në kra.Kur një më të vogël e fsheha në gji,Dhe si zog i vrarë vrapova në shtëpi.Dhe që nga ajo kohë plot 53 vjet,U rritëm në vite, u rritëm në jetë.Morëm dhe rrugën e gjatë nëpër botë,Herë të lava me puthje dhe herë me lot,Ti e vetmja nënë që nuk të ndava dot.Vërtet të rindërtuam, të bëmë të re,Por ti ke nevojë që të jesh me ne.Dhe ne vimë e marrim uratën tek ti,Dhe ikim si zogjtë nëpër kaltërsi...Por edhe pse ikim në qiej dhe dete,Uratën tënde dhe kryqin i marrim me vete.Të shikoj netëve të vona,Kur më flet ëmbël nga jotja ikona.Dhe në ato çaste kujtoj gjithë jetën,As në gjumë as zgjuar nuk u gjënda vetëm.Dhe dimra me botë, në të botës stinë,Bashkë i kaluam, bashkë i gdhimë.Atje ku nuk munda, me gjindje të marra,Për të kapërcyer, të vura përpara.Dhe ti si fëmijë me more për dore,Mbi thëllime ere, mbi shtresë dëbore,Rrugën ma shtrove të eci i qetë,Edhe pse lugatët, çirreshin nga retë.Dhe hapat i hodhëm, me kujdes të matur,Ndihmën e dritës tënde pranë duke patur.Dhe rrugën e bëmë, shën Mëria ime,Nën diell e hënë, dhe pa paragjykime.Flokët na u zbardhën,fytyra na u rrudh,Por kurrë në jetë, sna tha njeri, kukudh.Shpirtin bëmë livadh dorën arë me vlerë,Atje ku hëngrëm bashkë, ftuam dhe të tjerë.Ngritëm dhe shtëpi, të reja të forta,Me vlera njerëzore, të mëdhaja porta,Në dhomat e tyre, në mur apo kënd,Rri varur ikona e bekimit tënd.Kam ikur kam ardhur, të kam parë rrallë,Kam ikur i mërzitur, kam ardhur me mall.Por ti nënë e dashur, me ikona e gurë,Zemrëzën prej nëne nuk e prishe kurrë.Dhe kur mall më kishe, ti qave pa zë,Me buzën në gas më prite,përcolle gjithnjë.Prandaj gjithnjë të puth, kur iki e kur vi,E vetmja në botë e imja perëndi!