Poetit ... Jani Rico
- p o e m ë -
E gjatë rrugaderi në portat e mendimit tënd,por më duhej të vija patjetër.
Renda duke kënduar Bet’hovenin,Shoqëruarnga rrjedhat e lumenjve poetikëtë paraardhësve,nga kuartetetdhe harpat e violinat e këngëtarëve poetë.
Më ka rrëmbyer kënga.Vrulli i rrjedhës së saj,më ka mahnitur e tronditur.Më ka bërë të mendohem,se lumi jetës është pa brigje.
Kënga,kjo shprehje e ndjenjës,e deshifruar në tinguj.
Për mua,kjo rrugë e pashkelur,nën dallgë dhimbjesh,në mot të pa qëndrushëm,nën borëzime fyerjesh të hidhura,nga prodhimet e pemëve pa fruta,ma bënte më të vështirë ecjen,më të largët arritjen e qëllimit.
Miku im !Kënga nuk është gjithnjëgëzim për këngëtarët,por për dasmorët,që kanë humbur sensin e kohës.
Ata,hidhen në krahët e lumturisë së përkohshme,për ti rrëmbyer lules së jetësgonxhet e pakta që i kanë mbetur.
E di,dielli perëndon,duke praruar me të artin dritëzim fletët,nën sqetullat e të cilave fshihen frutat,por Ai nuk vdes.Ikën,për t’u rishfaqur përsëri,mëngjezeve argjendore,duke luajtur me bulëzat e vesëse duke i kthyer në rubinë.
Dielli,del nga çarçafi i një reje të mëndafshtë,si fëmija në duart e nënës,i larë me përkujdesje,i mbështjellë nga dashuria e shpirtit të saj.
Pemët,shkundin në dimër supet.Fletët,pika trishtimi,bien nga krahët e degëve,lotë me shijen e heshtjes,por ato nuk vdesin.Brënda tyre,simfonitë e lulëzimit luhen në heshtje.
Në të verdhëne pëllëmbës së gjethes,në damarët e vijëzuar të saj,bota,sheh rrugën e gjatë deri në pranverë,sheh lulëzimin e ri.
Hëna,hedh dritë mbi partiturat e këngëve,që përgatisin fyejt e flladeve, në Prill, në Maj,për dasmën e madhe,që organizohet në vjeshtë.
Vreshtarët,krasitin lastarët e thatë,që në vjeshtë,poemat e vreshtave,ta kenë kokrrën të bukurdhe mushtin të ëmbël,për verën e shijshme,qoftë ajo e bardhë, e kuqe, rozë.
Vreshtarët poetë,nuk i ndajnë ngjyrat.Pikturat e tyre,janë njëlloj të dashura,në gjirin e natyrës,në ekspozitën e tyre të shijeve dhe ndjenjave.
Miku im Jani !Ju,nuk i lëruat vreshtat,nuk i prashitët,nuk i krasitët vargjetpër të marrë emër dhe lavdi.I krasitët,që dielli të hynte në degë, në rrënjë,në tokën e butë,në jetën e pyllit të lashtë.
Që fëmijët,të flenë nën ombrellën ...e fletëve.Në mëngjes,në qiellin e madh të ëndërrave,të ngrejnënjë balonë krahëhapur,ku të fluturojë e lirë dhe e lehtëfëmijëria e tyre.
Ne,qëndruam pa fjetur,nën fenerin e hënës,duke numëruar yjet e shpresës,që të tjerët,të flenë në ëndrra të purpurta, të kuqe,nga agime mëngjesore të pafajshme,mbuluar nga velenxa e përkujdesjes njerëzore,përkundur nën shkëlqimin e një ylli të largët,që e shikonim vetëm ne.
E shikonim apo e ëndërronim ?Dhe në qoftë se e ëndërronim,nuk kishim të drejtë ?Poetët nuk ëndërrojnë për veten!Ëndërrat e tyre,janë fenerë të ndezur,për kalimtarët e të gjitha kohrave.Drita e tyre,është e pavdekshme në panteonin e përjetësisë!
Të gjitha këto,i shikonim nën ritmin e një simfonie,që luante valvitjae fletëve të shpirtit tonë të brishtëdhe pemës së dëshirave,që vadisnim e vazhdojmë ti vadisim.
Nuk e di,a mund të vdesë shpresa?Unë e shikoj shtatin e saj të lartësohet.Degët rrahin flatrat drejt dritës së diellit.Zogjtë, në supet e saj,nuk i kanë prishur foletë,Ata,hyjnë e dalin, fluturojnë,duke shpërndarë koncertin e këngës së tyre.Shpresa vdes e fundit, shpirti nuk vdes kurrë.
Shpirti,ka brenda detin dhe pranverën.Unë ia lexoj sytë së ardhmes ashtu si dhe ti.
Unë dhe ti,lindëm kur lindin ngjyrat.Kur natyra merr frymëe mbushet me aroma.Buzët dhe puthjet e flladevei ndjejmë në thellësi të shpirtit.E ndjejmë,kur pranvera përkund e përkëdhellastarët e lules sonë fisnike.Por,pse adhuruam më shumë lulëkuqet,mos vallë se mbijnë dhe rriten mes grurit ?Mos është dashuria jonë,mes bukës që na thotë: jam këtu !?
Unë e dëgjoj fëshfëritjen e qerpikëve petale,fluturzimet e tyre të kuqe,ato janë dashuria e tokësdhe përkujdesja atërore e bujkut.
Ne i dashuruam njëllojdhe vreshtat dhe vjershat.Pse ?Mos vallë poetët,janë vreshtarë të ndjenjës ?Ndjenja është shprehja e gëzimit dhe dhimbjes.At’hërë,poetët,janë vreshtarët e ndjenjave të kohës ku jetojnë?
Nuk e di !Ti, ke lëruar më shumë, e di më mirë.
Kalërova sot ëndërrën,ngarkova në supe prodhimin e vreshtave të tuadhe erdha e bujta për mik.Këtë dëshirë,e mbajta,e rrita brënda kopshteve të jetës sime kaq vite,aq, sa më duket se kam lindur bashkë me të.
MONEVASIA
Monevasia,një emër i thjeshtë,dalë nga poemat e tua,një metaforë poetike,apo një margaritarhedhur si pa kujdes në gjirin e detit?
Aa..! Jo !Është një poemë shekullore,ndërtuar nga duar të argasura......Është një arë,ku u mboll dhe u rrittalenti yt i skalitjes së mendimit ?
Nuk të mjaftonte kjo kala,që ndërtove kalanë e poemave të tua?Tre mijë vjet, ajo, kalëron,duke prurë në supe,përplasje metali, erë baruti.
Në kraharorin e saj të gurtë,u prenë jetë,erdhën në jetë breza.Një stafetë e gjatë kjo,për të prurë në librin e pavdekësisë,jetën dhe dashurinë.
Dikush,vinte për të vrarë dashuritëe të lulëzonte mbi to,pema e dashurisë tyre.
Kalaja,vriste dashuritë e saj,për të vaditur,dashurinë e trëndafiltë,të brezave që do vinin.
Kështu,dashuritë luftonin,dashuritë vriteshin,dashuritë lindnin.Kohët vadisnindashuri të tjera që të rriteshin.
Bashkë, nën një gur,u rrit dhe fëmija dhe liriadhe qarja dhe kënga.U mbrujtën dhe mbijetuan,në magjen e madhe të mbijetesës.Liria merrte plagë,mbi të ,fasho të argjëndta,uleshin retë.Përkëdheljet e nënave,lutje e përkujdesje nga qiejt.
Kambana,binte për një vdekje,binte prapë për dy pagëzime.Lindjet dhe vdekjet në luftime.Kështu,nëpër shekuj udhëtoi,ngarkuar ëndërra,ngarkuar me plagë.Lirinë kurorë.Librat e historisë,Plagë,që flasin nëpër kraharorë.
Liria,rrethuar me mure guri,për t’u ruajtur nga hordhitë.Në luftë shekullore,dashuritë e pabesitë.Ç’do gur i vogël në murin e lartë,një zemër e murosur për idealin e artë,Një luftëtar i flijuar në bedenë.Cili poet i ka parë e ndjerë,i ka zbritur në poemë ?
Hëna,vajzë e dashuruar,hyn e del kamareve, portave,për të argjenduar me dritë gurët e kalldrëmeve.Shtëpitë e gurta, sup më sup,bisedojnë me zë të ulët.Mos i dëgjojë njeri,u vjen turp ?Një dritare,-sy i hapur,një perde tyli përkundet nga flladi.
Shtëpia,një nuse e re mbuluar nga nuri,pret e përcjell turistë,e ka marrë malli?
Flet,shkruan poet, për “lagjet e botës”,i shqetësuar, i tronditurdhe harron lagjet e kalldrëmetku linde dhe je rritur.
Këta gurë të lëmuar nga vitet,si faqe të paputhura vajzash,qëndrojnë të turpshëm,nën vështrimin e kalimtarëve turistë,spërkatur nga margaritarët e vështrimeve.Lëkura e faqeve të tyre,është holluar,nga përkëdheljet e shojeve,është trëndafiluar.Ata,kanë marrë qëdrimin, bukurinëe statujave të lashtësisë.Gdhendësi dhe skulptori i tyre,dora dhe përkëdhelja e historisë.Dhe gurët i duan përkëdheljet,ata, janë të ndjeshëm,si shpirtrat e brishtë të fëmijve,bijtë e maleve, shkëmbinjve,pjesë e jetës së perëndive.
Ata nuk ecin,nuk flasin,por qëndrojnë gjithnjë në vendroje.Ndaj i përdorëm në shekuj,nënkres, krevat, e u vumë emrim troje.Kur një gur,ikën nga vendroja,me rrokullimë e zhurmë tatëpjetë,bërtet të dëgjojnë “pashallarët”.Të zgjohen nga gjumi të gjallëte të respektohen të vrarët.
E dëgjoni zërin e kambanës,që kolovitet në kamaren e lartë ?Zëri i saj është i dhimbshëmdhe i këndshëm, si zog i artë.E dëgjoni çfarë thotë ?Zëri i saj -më gojtare i kohrave.Ajo nuk flet orë më orë,si ca perëndorë,nëpër pallate e nëpër oborrë.
Ajo,nxjerr nga kraharori i thellë,gëzimet dhe dhimbjet e kohës.Është e ngrënë nga brenda,dhe ka mbetur shpellë.Dhimbjet e gëzimete kanë gërryer thellë.Gjuhëza e saj,ditari më i saktë.Ura,që mban lidhur lashtësinë me kohën tonë.
Hëna,dëgjon çative duke baritur,dridhet, hollohet e mbetet e venitur.
Valët,dëgjojnë,por nuk nuk ndalin.Nuk heshtin e qeshin,mbi supe marrin historinë,ta shpërndajnë nëpër brigjet e botës,nuk reshtin.
Flladi,krijon sinfoni me orkestër e violinë,që do luhen në koncertet e mëdha që do vijnë.
Nëpër kalldrëme, rrugina, e sofate,historianet flokëborëzuara,nënat e këngëve të tua.Monevasitet,Maria, Eleni, Evridhiqi,gojëmjaltat e greqishtes së trashëguar.Janë kërrusur nga pesha e moshës,nga hallet e telashet ,që i rëndojnë botës.Paskan një zë të ëmbël si ninullë,si gjyshja, si nëna ime në Sarandë,nënat e gjithë botës janë njëlloj,të njëjtat dhimbje dhe gëzime kanë.I shikoj në muzeun e madh,të galerive të tua poetike,dhe dashuria për këngën tënde,më dyfishohet, trefishohet, shumëfishohet.
NE SHTËPINË E POETIT
TrokasTak, tak, tak,Në portën e mendimit tënd.Jam unë, nxënësi yt,vij nga larg.Udhëtova “Lagjeve të botës”.*
Në hejbenë time,përzier me poezitë,ju sjell një re të hirtë,marrë në qiellin e tymosur të Irakut.Një therrje,në brinjët e Palestinës së Lashtë.
Sjell,një det të kripur lotësh,mbi bebëzat e mavijosura të paqes.
U sjell,një ditar tmerri,shkruar, skalitur në hemisferate jetës së kësaj vogëlusheje Kosovare.
TrokasTak, tak, tak.Hapeni ju lutem!Hapeni të futem!
Hapenkrahët e mëdhenj të portës,ku ti,skalit fytyrën e vërtetë të botës.Shtëpia juaj e gjerë,sa kraharori i pafund i ndjenjës.
Në mes,një oxhak i madh.Në të rri ndezur e bubulon,flaka e dashurisë për njeriun.
Pranë,gota të vogla,të pastra si vargjet,që vizitorët të pijnë me dolli miqësitë.
Thikapër të operuar mendimet e liga.Pirunj,për të kapur e mbërthyer,dhimbjen e rëndë të urisë.
Peceta të pastra,për të fshirë ndotjen e shpirtit,nga mikrobi i dhunës.
Një tryezë,sofër e rrumbullaktë.Për të vjelur mendimet,nga pema e djegur e përçarjesdhe virusi i zilisë e cmirës.
Në të djathtë,një letër e virgjër.Mbi të,një penë,pret të bëjë portretin e vërtetë të njeriut.Pa ngjyra, bardhë e zi.
Pranë,një çakmak, për të ndezurnë çdo çast zjarrin e dashurisë.
Perde të lehta të bardha,si qumështi i nënave,që fëmijët të rriten të pastërnë skenën e madhe të dramës “Pabesi”.
Mbi kokë!?Trarë,trarë të kryqëzur, të lidhur.Trarë të tharë,nga dëshira e zjarrtë e vatrës.Si pleq të heshtur, të moshuar,mbajnë mbi supe,qiellin e harkuar,të botës së madhe e ëndërrave të shtëpisë.
Më tej“Zonja e vreshtave”*.Me kupën e gëzimit të vjeshtës,me buzët e lyera,me ëmbëlsinë e fjalësdhe urimin e dollisë.
Në të djathtë,“Dritarja”.*Një ekran,për të parë pafundësinë e detit.Thellësinë e pafundtë shpirtit të zonjës Eleni.
Nënëssë “Lagjeve të botës”,që iku duke marrë me vetenë xhepat e thellë të përparses,farëzat, përzier me thërrimet e bukës,ρër pëllumbat,që u trëmbën nga zhurma e pushkës.
Vështrimi,krijon një “Urë”*,ndërmjet dritares dhe detit.Një vështrim,që përkundet,nën ritmin e këngës labe të valëve,dhe një varke,që lundron drejt një lindjeje të re.
Era e dëshirave,i rreh kraharorin.Velat frymëmarrindhe mbushen me ajër e shpresë.Era e re, e ndihmon,të varkojë shpejt,për në portin e endërrave.
Larg,larg nga arat,vjen muzika monotone e një “ Traktori”.*Vjen,përkundur në shilarsen e flladit.Për të pushuar,në qerpikët e fëmijëve.Që t’i zërë gjumi,pa frikën e urisëdhe krismën e dhimbshme të luftës.
Ajo lajmëron:“Së shpejti do mbjellimfarën e dëshirave,për të korrur më pas,frutin e dashurisë dhe bashkimit”.
Në oxhakun e madh të artit,flaka,pikturon në mure figura përrallore.Hëna zgjat kokën në dritare.Syri i saj,vështron sytë e mi,pastaj largohet ëndërrimtare,ndihmuar nga era e frymëzimit të poetëve.“Sa hënë e mrekullushme sonte,
Më merr me vete”,*brigjeve të pafund,të këngës dhe vështrimit tënd.Atje,ku bota fle pa frikën e së nesërmes.




