E kaltra me sytë si drita,Hapëzat kur shkel mbi vesë.Djemtë me sy të ngrejnë prita,Ëndërra thurin plot me shpresë...
Mbushin shpirtin me vetëtima,Mbushin sytë, e ngrehin çarqe.I shkrehin me psherëtima,Për të tuat, të bukurat harqe...
Porse ti me hap te retë,U shkreh rasat,u shkreh lakun.Qesh; "Nuk është kaq e lehtë,Gjithë sejcilit ti jepësh hakun"..!
Por ata ditë dhe përditë,Dhe pse u shkreh çarqet zemra.Prapë të nesërmen ngrejnë pritë,Të të zënë jetojnë me ëndrra...!
Sepse i dinë mirë "dredhitë",Që një ditë do biesh brënda!




