gjyshit tim
Mbi gur të varrit mbin një lule,Nën Trebeshinë mbushur me borë.Zogu i dimrit përmbi të ulet,Nga rrugë e gjatë, dhe bën me dorë.
Dhe Vjosa rrjedh e rrjedh ngadal,Si një sonatë, si sinfoni.Që ti të flësh nën këtë mal,Në të përjetëshmen qetësi...
Dhe lulja zgjatet dhe flladitet,Përmbi një gur që emrin mban.Është malli im, që rritet e rritet,Se asnjë çast nuk ndodhet pran.
Dimri s"mërr frymë,s"ka shpirt, gojë,Që malli im të lulëzojë!
Pëlqej




