Në diellin e veres shikimin kam tretur,Dhe shpirtin kam ngulur dëshirë aty,Më kaplon valëprushi mbi trup hedhur,Më zhurit malli, që të të kam pranë ty.

Mes valës së detit lundroj parreshtur,Trishtimin në pritje e prek loti mbytës,Ndjehem notuese përjetësisht e etur,Në vështrimin e butë të syve mallpritës.

Mes dallgëve të pashuara të pres, eja...Dashurinë të largojmë nga blic - rrufeja.