Mëngjespritjet ngjyros me ngjyren e rrezes së parë,Mbushur elan, brigjet e zemrës shtroj rrugë e urë.Krahët e një pupëze shtrij të flatroj qiellit rebardhë,Përtej shtrëngatës mbart vegimin peng mbetur dikur.

Shpirti u lodh duke bredhur ëndrrash si zogu i natës,Ndaloni ju trokitje të stuhishme pritjeje mes mërzisë.Shpresa ime, në shtratin foshnjor zbrit erës së valës,Puhizëtingullin nise të vrasë mallpeshën e largësisë!