Blerimin e pishave morën në trupGjethnajen e tyre në qerpik e vetull,Burimin e Kre-Lurës në zërin e butë,Liqenet e kaltër në sytë të tretur.
Ikën nëpër botë, ashtu, si flutura,Për të parë një lulishte të huaj,Ndjenjat – shtiza, thurin endrra të bukura,Me aromë e ngjyra të vëndlindjes suaj.
Atje ku vini këmbën gurgullon gëzimiShfaqni gjelbërimin, hijeshinë krenare,Bota qëndron, hesht, dhe e zë hutimi,Përpara lulëzimit të bukurisë Shqiptare.
Shprehen të habitur e mbeten pa fjalë,Buza u dridhet si trup i një flete,Gurrën e mendimit e hapin ngadalë:- Bukuri e brishtë që kurrë nuk tretet!
Vashëzat e Lurës me lulëzim të rrallëNgarkuar me mall, ngarkuar me derte,Bukuri e tyre nga liqenet ka dalë,Por edhe kur ikin e marrin me vehte.




