Flokët e derdhur ujvarë dritëhëne,Zëri i ëmbël, fllad i ëmbël mbrëmje.
Balli i larë nën një perde grimi,Ku fshihet heshtja e shfaqet mendimi.
Vetullat dy presje, novelë dashurie,Sytë dy lëndina, peizazh poezie.
Faqezat dy mollë nga kopsht’ i ndaluar,Nuk dua ti puth veç ti shoh praruar.
Buza bashk me dhëmbë një kafaz i artë,Gjuha kanarinë me zërin e lartë.
Dy metafora gjoksi i mrekulluar,Burime për etjen që më ka pushtuar.
Rripi gërma O, nuk paska të dyt’,Ti e mban në mes, mua po më mbyt.
Këmbëzat e drejta nëpër ulje ngjitje,ga shpirti më del gjith portreti yt.Duket se baresin dy pikëçuditje.
Goditjet e takës nën dritën e hënës,Janë pika të vëna në fund të poemës.
Një pasthirmë nxjerr. Ah ! Q’ë kam në fyt,N




