Kambanë e fundit po troketViti po ikën calë-calë.U lodh, punoi dhe u tretFundin po pret dalë - ngadalë.Përpara gotën plot me verëMeze kujtimet në një pjatë,Në mendjen time fryn një erëZë e bertet me zë të lartë .Përballë Ti më buzëqeshNdonse larg, shumë larg të kam.Dy sytë e bukur me sedefQë brenda kanë një oqean.Si vallë kjo botë u gatuaGjëllëbërës kush qe shef,Në meny ç"u ngatërruaç"ishte e tepërt dhe u derdh ?Diku pa kripë e pa shijeDiku me shumë ka sheqer,Diku një dashuri nën hijeNdjenjën një dhimbje po e ther.Diku një shpirt rri pret e vuanQë dashurinë e ka larg.Një tjetër me gurë e gjuanE ndjek në rrugë e në park.Diku nje jetë s"flë e qetëSe brishtësia i mungon.Dikush i thyen degë e fletëDhe e vervit tejë në hon.Dikush ka mall e tretet - tretetNë gjumë duke ëndërruar,Kur tjetri vret dhe, vetë mbetetSi trung i thatë i harruar.Ah, botë jallane dhe e pa besëQë s"di sa jep edhe sa merr.S"i dhuron kujt pret me shpresëI jep atij që intriga tjerr.Lumi i jetes vjen nga shekujtNëpër shekuj rrjedh me ligje.Ca i mbyt me zjarr e hekurCa i nxjerr në perlat brigje.2Kambanë e fundit po troketViti ikën calë - calë.U lodh, punoi i lumtur s"mbet"Fundin rri pret dalë - ngadalë.Unë hedh gotë, edhe një tjetër,E bota humbet në kujtesë.Flas me filozofë të vjetërDhe përsëri mbetem pa shpresë.Ti qesh që nga fotografiaAvujt e verës duke tallur.Stë pëlqen fare historiaDhe bota ku jetojmë të mallur.Dhe bota hyn në trurin timTani është dehur dhe ajo,Në trup ka dhimbje dhe trishtim,Qëndron nje cast dhe me thotë: - Jo!- Ti ngrije gotën, lëre botën,Sot shiko veten edhe ndjenjat,Lëre të lundrojë flotënQë brenda saj i ka hijenat.Hidh një gotë dhe dashurinëPërqafo me mall dhe etje,Lëre pas krahesh historinëTrojën që kemi me vete.Lëri Paris dhe HelenëAta janë emra të kota,Ne e ndërtuam atë skenëQë permbys të binte bota.Vetë e ndertuam dashurinëPastaj vetë ne e stisëm,Gremisëm perandorinëDhe historinë që vetë e nisem.3Dhe unë botën e hedh tejSi një top të vogël lecke,Dhe i lumtur fërshëllejDhe verë pi me mall dhe etje.Ç'duhet bota kaq e madheNë dhomë jemi unë dhe ti,Bota paska shumë halleNe duam vetëm dashuri.Bota ka shumë interesaKurthe ngre edhe ben luftra,Ne ëndërrojmë e kemi shpresaTë shijojme caste të bukura.Bota rri mendohet gjatëNëpër shekuj rri bën plane,Ne mendojmë për këtë natëSdimë për nesër moj jarane?Rri mendoj për ty moj mike,Për sytë, buzët që thonë fjalë.Të shpik një bombë atomikeTë shpërthejë me mall të valë.Brenda në bërthamë të sajTë ketë për jetë dashurinë,Mbi botë të plasi, dhe pastaj,Kudo të mbjelli lumturinë.Sytë e tu në foto qeshinSepse shumë mirë e dinë,- Poezinë bota po veshiKa fituar dashurinë!4Anshtaini hesht me sy përloturI plagosur lehtë më thotë :- Atomin unë e krijovaQë botën ta mbajë të ngrohtë.Porse, ja, mëndjet e ftohtaSa e morën nëpër duar,E ndanë në copa si torta,Drejtimin duke ngatërruar.Pastaj frymë ai mërr thellëMë flet duke u menduar :- Fjala jote poetikeNjë atom sot ka zbuluar.Një atom prej dashurieTë gjithë e kemi të mundur,Që me bukuri dhe shijeBotën nënë ta bëjë të lumtur.Kambanë e fundit po tretetViti po ikën calë - calë...Punoi por i lumtur smbet'Fundin pret dalë - ngadalë.Ah, botë e cartur dhe e marrë...
PILO ZYBAMONEVASIA....29 - 12 - 2010




