NGA CIKLI " ILIRIADA "(botohet për herë të parë)PILO ZYBAERDHËN DARDANËT- fragment poeme -Mirmëngjes, motër, ja ku erdhi ditaNga afër sytë e bukur për ti parë,Nuk di sa vite, sa shekuj të prita,Një trup, një zemër, por të ndarë...Ca tela na vunë, i quanin kufinjPastaj përcaktuan, ti brënda, ti jashtë,Përsipër ulërinin ujqër të egër, të zinj,Por zemrën e tokës e kishim bashkë.Shqiponja e zezë ndaj është me dy kokëNjërën nga Kosova dhe tjetrën nga unë,Foleja e saj kishte shtratin në tokëDhe krahët për erë e furtunë...Drini sa herë nisej me ujë e gjëmimeNeve e ndalonim i vinim një pritë,Dhe fjalët që binte me puthje dhe urimeJa kthenim në jetë, ia kthenim në dritë.I dëgjoj trokëllimat e historisë nëpër shekujMe potkonjtë e tyre që lëshojnë shkëndija,Iliriada jote firmosur me hekurFirmosje të tilla s’ka parë historia.Në shekuj, në shekuj dhe grurin e artëNë Fush – Kosovë me dhunë ta grabitën,Por historia firmosur me shpatëNuk vidhet, në kujtesë ka mbetur skalitur...Në minierë të Trepçes hynte minatoriMe çekiç trokiste kudo anë më anë,Si morsë dërgonte një mall që e ndrynteMe shpirt për vëllanë, larg , tej në Tiranë...Si mund të kuptonin Serbët dhe Europa,Morsa ishte e shurdhër për veshët e botës,Ata tirrnin fjalë në tryeza të kotaDërgonin përfaqësues me këmbët e rrotes.Si nuk e kuptonin, por thoshin dy emraNdarë nga një shpirt, një gjuhë, s’kishin turp,Kur një e vetme e përjetshme ishte zëmraQë gjakun përcillte në të njëjtin trup..E di që u lodhe nëpër shekuj motërDuke gdhëndur me pushkë të vërtetën,Kur nuk kishe bukë, qëndrove në votërMe gjek për të ripërtërirë jetën...Rozafa e murosur në gurët e legjendësNga kalaja nxirrte të bardhin, gjinë,Nga larg i dërgonte qumshtin dhe këngën,Të mëkonte përjetësisht historinë...Si nuk pyeti bota, vetë si nuk e panëQë edhe sharkia ka formën e zemrës,Telat, durimi i saj i tenosur janëQë dalin prej saj në formën e këngës...Daullen e bukur me lëkurë argasurNga goditjet e forta të shkopit e thuprës,Është gëzimi, dhimbja në shekuj e mbarturMes lindjes Dardane dhe krismës së pushkës...Mëngjeset aguan dhe nusja DardaneMe shtatin ujvarë dhe vellon e shkruar,Ka thirrur dasmorët të gjithë kësaj aneNë dasmën e madhe që për të ka shtruar...Në vëndlindjen time në Frashër duke ikurGjysh Avdyl Frashri hapur e la derën,“ Ska kohë lajmëtari, tha, të ndalë për të trokiturKur të vijë një ditë me flladin dhe erën...Dhe ja, Ai erdhi dhe solli Pranverën!...
Erdhën dardanët




