Ulërin ndër male,aty ku ka folenë,nuk ka ndonjë dhembje,por dertin si të shqyej kopenë.
Skërmit dhëmbët bisha si qen,endet poshtë e lart ujku i ngratë,ëndrrën ka të madhe,por barkun fare thatë.
Të zbresë në katund,mendja sakaq i shkoi,por laroshin bishtgjatë,pa dashur kujtoi.
Edhe çiften e xhaxhi bariut,e mendoi varur në mur,paçka që s’e ka lehtë,të kapërcejë edhe një urë.
Mendimet i zgjateshin,barku thatë gurgullon,ndërron qimen ujku,por zanatin nuk harron.




