Ky kali im i Gjergjit,s’ është ai kali i tradhtisë,vjen me trok në këto vargje,shtigjeve të historisë.

Medet seç nuk bëhet rehat,do kroje, fusha më shumë,i jap të hajë rima,ngopet ujë në lumë.

Kthehet me shpejtësi,me këmbë i bie dheut,obobo, zemra,nuk pranon titullin e beut.

Tha në Prishtinë,në Shkup e në Tiranë,më bëj gati shpinën,Gjergji po ma kërkon.

Shporru, i tha turkut,je si ishe i zi,historinë e bëra unë,ti ke vendin në Azi.

Nuk i lëmë në shkolla,as fe, as shami,shqipja këndon këngën:“Kjo tokë nuk është Turqi”.

Vrapoi e la prapa një fishkëllimë,si veriu kur fryn erë,shkundi kreshtë e sokëlliu,të mos hynte në mermer.