Të elektrizuara pikat prej afrimitetit, dehen!Ashtu, dehshëm trokasinHapësirës, duke marrë përmasat si një aktorI madhështisë dhe i trishtimit,... lartësisë

Masa e tyre, çan hapësirën duke ndruar vëllimetSferike, kuboike, piramidale po mbi të gjitha!...Shpërthimet e vetëtimave ngjajnë,... një fusheTë minuar duke i ngjeshur ato, në dënesa!

Kaosit atmosferik s’përmbajnë vetvetenDhe rrokullisen, duke kërkuar secilaNjë startim të pa ndërgjegjësuar mbritjeje.

Kur trupi i tyre shëmbet, ndjejnë,Zgjohen, si qenie e gjallë levizinLabirinteve e dejeve tokësore.

Qarkullimi, ushqen, tret dhe rrit çdo qelizë, mbulonDhe përqafon gjerësinë arteriale tokësore, risjellFreski, ripertëritje dhe çorientim mllëfit të qetësisë,Madhështisë dehëse të gjithësisë.Kur i përkasin përallores, ambasadores së aritjeveQë verbojnë botën duhet t’i trëmbet,... shpirti ynë.Përsosmerisë ikonike dhe trishtuese të reve, shtohetDemagogjia e shprehjes, meditimi dhe trishtimi ynë;Kjo, fantazi vizionare dhe krijuese, udhëtimit.

E përkëdhelura e gjithësisë, dehej madhështisëSë pasqyrës qiellore, bukurive krenare të sajDhe ngrinte sa më lartë gjijtë e saj femërorDrejt pushtimit dhe çthurjes së kaltërsiveNëpërmjet grahmave shpirtërore, për sundim!

Llavën hidhnin sa më lartë dhe qielli... i milteDuke lënë prapë të pa shuar epshin e tyrePretndues, posedues dhe predikues të tyreTriumfator!

Çmenduria zhvilluese e përmasave gjenetikeTokësore ndjenin madhështinë e përmbajtjesHapësirës ku lëviznin me krenari të pa shoqeDhe të vetme, përballë gjithësisë.

Mbi këto krenari, pikat humbën durimin dhe hareminE tyre dueleve dhe dusheve qiellore.Gëzimi, rënkesat dhe mjerimi, haruan pronësinë,Kurorë bënë vajtimin!

Ditë mjerane udhëtonin brënda dhe përtej zilisëSi dhimbje e mbytur, kujdesit të shuarDhe kalimtar egoizmit që i stis.

Përtej zhvillimeve prapë do t’ju marrë malli,Ju shikoj, i tharë loti i qiejve ku mbritët rrezet,Shumë,... s’ju admirojnë!A mund të mbetet prapë zilia e lartësisëProjeksion?!...

Brënda mundimeve pikatU mblodhën përseri dhe rënies,...U hazdisën!

Qielli krenohej kur milte dhe ledhatonte gjinjtëTokësor si pjesë e qenësishme e tërësisë së tij.Toka, gëzonte dhe lakmonte shtrydhjen përqafueseLotit të tij, levizjeve të pa kontrolluara dhe kaotikeSterilitetit që përmbanin.

Ëngjëjt! Përgjonin, përgjonin veprimtarinë e tyreDhe s’i frenonin mbylljes së katakombeveThëllësive tokësore në larjen,... e mëkateve!

Jashtë ndërgjegjësimit pikat, bëhën shkatëruese,Tronditëse dhe ledhatare përpëlitjeve hapësinorePlot rrënkim dhe gëzim! Imazhet e tyre të përkryeraI rrënuan trokitjeve medituese gjithmonë jetësNë përgjim.

Pikat dhe shiu, si zëra bishash iritimeve provokojnëMendimet, mundimet dhe kaltërsinë shpirtërore.Ato, ngjasojnë jetës, mbi gëzimet kondensohenDilemave rikrijimit të ciklit,... vazhdimësisë.